Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LAMTUMIRË NËNA E TË KËQIJAVE

LAMTUMIRË NËNA E TË KËQIJAVE

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ibnul Kajim ka treguar: “I erdhi vdekja një burri i cili ishte që pinte alkool dhe shoqërohej me të tillë njerëz. Kur filloi shpirti t’i dilte iu afrua një prej burrave që ishin pranë dhe i tha: ‘O filan, o filan, thuaj la ilahe il Allah!’ Ngjyra e fytyrës filloi t’i ndryshonte dhe gjuha filloi t’i rëndonte.Ia përsëriti shoku i tij: “O filan, thuaj la ilahe il Allah!” U kthye nga ai dhe bërtiti: “Jo, por pi ti përpara, pastaj më hidh mua. Pi ti përpara pastaj më hidh mua…” Dhe vazhdoi ta përsëriste atë derisa i doli shpirti dhe Allahu na ruajt.”

“Dhe një pengesë e pakalueshme do të vendoset mes tyre dhe asaj që ata dëshirojnë (pendimit), siç është bërë në të shkuarën me popuj të llojit të tyre.”

Gjithashtu, ka përmendur Safedi: “Një burrë ishte që pinte alkool dhe që shoqërohej me të tillë njerëz dhe ishte që nëse dehej flinte dhe ecte në gjumë e nuk logjikonte se ç’bënte. Flinte në taracë dhe i lidhte këmbët e tij për arsye që të mos binte. U deh një natë dhe u çua po ecte dhe ra nga taraca e kapi atë litari dhe mbeti i varur dhe i dehur derisa u gdhi i vdekur.”

Muhamed ibnul Mugith ishte një burrë i prishur, i sprovuar me pirjen e alkoolit dhe një ditë prej ditësh kur s’kishte dalë akoma nga klubi u sëmurë dhe i erdhi vdekja. U dobësuan fuqitë e tij. E pyeti një prej burrave që ishin përreth tij: “A të ka mbetur fuqi? A mundesh të ecësh?” Tha: “Po. Nëse dëshiron eci nga këtu deri tek klubi.” I tha shoku i tij: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu, a s’the eci nga këtu deri te xhamia?!” Qau dhe tha: “Njeriun ka për ta mundur ajo që ka pasur për zakon gjatë moshës së tij, s’ka qenë prej zakonit tim të ecja për në xhami.”

Ka thënë Ibnu Ebi Rauad: “Qëllova njëherë në vdekjen e një burri, njerëzit që ishin përreth tij po e kujtonin të thoshte fjalën e fundit La ilahe il Allah dhe ai ishte në gjendje shumë të vështirë. Ata po ia përsërisnin atë fjalë dhe po e kujtonin që të përmendte Allahun. Iu ngushtua vetja e tij dhe u bërtiti atyre dhe u tha: ‘Ai është mohues ndaj kësaj fjale’ Dhe më pas vdiq.” Thotë Ibn ebi Rauad: “Pasi e varrosën pyeta familjarët e tij për të dhe ai kishte qenë që pinte alkool.”

Ndërsa ata që i bien veglave muzikore dhe këndojnë për ta në momentet e vdekjes ka vetëm ankth dhe vuajtje. Allahu i Lartësuar ka thënë në Kuranin Famëlartë: “O njerëz! S’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, kështu që mos lejoni që kjo jetë e tashme t’ju mashtrojë dhe mos e lini të parin e mashtruesve (shejtanin) që t’ju gënjejë për Allahun.”

Përktheu: Bledar Haxhiu

(Visited 248 times, 1 visits today)
Top