Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lajmi me i gëzuar



Lajmi me i gëzuar

Lajmi me i gëzuar
Menjëherë pas fitores së kampionatit të golfit, kapiteni i skuadrës Robert De Viçenso, mori një dorë çekun e fitores, duke buzëqeshur përballë kamerave të shumta. Pas ceremonisë, ai u drejtua drejt ambienteve të klubit dhe u bë gati të largohet. Kur iu afrua makinës së tij të parkuar në parkim, i preu rrugën një grua e re në moshë. Ajo iu ankua se djali i saj vuante nga një sëmundje tepër e rrezikshme, e cila mund ti marrë jetën. Trajtimi i kësaj sëmundjeje ishte tepër i shtrenjtë dhe doktorët kishin refuzuar ta marrin përsipër djalin e saj, pasi ata jetonin në mjerim dhe skamje.
Një lajm i tillë e preku në maksimum Robertin, i cili pa u menduar gjatë, nxorri çekun e sapo fituar dhe i zgjati asaj zonje të mjerë, me qëllim që ta përdorë për kurimin e të birit. Teksa po i jepte çekun, ai i tha:”Duhet t’ia bësh jetën sa më të lumtur djalit tënd!”
Një javë më pas, teksa Robert po hante drekën në restorantin e klubit, vjen një funksionar i lartë i Unionit të Golfit dhe i thotë:”Më treguan disa fëmijë se ditën e fitores, pra, javën e kaluar je takuar në parking me një zonjë.”
Robert tundi kokën në shenjë pohimi, ndërkohë që funksionari vazhdoi:”Në fakt, zonja në fjalë është shtirur dhe të ka gënjyer. Jo që ajo nuk ka fëmijë të sëmurë siç ka pretenduar, por ajo as që është martuar ndonjëherë. Thjesht ta ka hedhur dhe të ka marrë paratë miku im.”
Robert pyeti:”Do të thuash se nuk ekziston një fëmijë i tillë që po jep shpirt?!”
Funksionari iu përgjigj:”Pikërisht.”
Robert tha:”Ky është lajmi më i gëzueshëm që kam dëgjuar këtë javë.”





(Visited 7 times, 1 visits today)