Quarta-feira’, 27/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Kush ?

Kush ?

Kush e ka organizuar prodhimin e bimëve që të mund t’i pranonin me lehtësi lëndët e para? Kush i bart deri tek ato këto lëndë të para? Kush e bartë ujin nga avulli, e ngrit, e kondenzon, i krijon retë, e lëshon, e tubon dhe e bartë në vendin ku gjenden pompat e rrënjës së bimëve?

Kush e vuri bimën në shërbim dhe e detyroi të bëjë materie të jashtëzakonshme dhe të vetme, të cilat janë të përshtatshme për të ushqyerit e kafshëve dhe njerëzve (proteinat, amidonet, yndyrnat, vitaminet dhe kripërat)

Allahu i Lartësuar thotë:

“Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie” (Kuran, 67:21)

Kush e përcakton lëvizjen e Tokës rreth Diellit, duke mbajtur llogari për ndriçimin e Diellit në atë masë sa është i nevojshëm për bimët dhe për çdo gjallesë që është në Tokë.

Sikur Dielli të largohej nga ne, për gjysmë largësie sa është në mes nesh dhe Diellit, do të ishte e ngrirë çdo gjë e gjallë, e nëse do të ishte afruar për aq, çdo gjë e gjallë do të digjej.

“Thuaj: Sikur Allahu ta bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh” (Kuran, 28:71)

AbdulMexhid Zendani