Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush lutet vazhdimisht me këtë lutje, kjo i jep jetë (gjallëri) të zemrës dhe të mendjes



Kush lutet vazhdimisht me këtë lutje, kjo i jep jetë (gjallëri) të zemrës dhe të mendjes

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush lutet vazhdimisht me: “Ja Hajju ja Kajjumu, la ilahe il-la ente!” (O i Gjallë që nuk vdes kurrë (o Allah), o Mbajtës i gjithçkaje, nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje), kjo i jep jetë (gjallëri) të zemrës dhe të mendjes. Hoxha i Islamit, ibn Tejmije, e shpeshtonte shumë këtë.
Një ditë më tha: “Këta dy emra të Allahut: El-Hajju dhe El-Kajjumu, kanë ndikim shumë të madh në jetën e zemrës.” Ai (Allahu e mëshiroftë) jepte shenjë se këta dy emra (së bashku) janë emri më i madh i Allahut.”
(“Medarixh Es-Salikin”, 1/446)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku





(Visited 434 times, 28 visits today)