Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush i ha per dreke shtate hurma nga plantacioni “~Alijeh, ai njeri ate dite nuk do te vuaje as nga helmimi, as nga sehiret (magjite)”



Kush i ha per dreke shtate hurma nga plantacioni “~Alijeh, ai njeri ate dite nuk do te vuaje as nga helmimi, as nga sehiret (magjite)”

Hurmat medinase (te Medines) kane veti te theksuara mjekuese dhe receta e te Derguarit te All-llahut me shtate hurmat per trajtimin e permendur me siper ka vlere te persosur shpirterore, e cila mund te kuptohet nepermes fese. Ne Dy sahihet eshte thene se babai i Sad bin Ebi Vekkasit ka shenuar nga i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, se ka thene: “Kush i ha per dreke shtate hurma nga plantacioni “~Alijeh, ai njeri ate dite nuk do te vuaje as nga helmimi, as nga sehiret (magjite)”?.

Hurmat kane nxehtesi ne shkalle te dyte, ndersa thatesi ne shkalle te pare. Disa thone se hurmat jane te lageshta. Hurmat jane ushqim i shkelqyeshem, sidomos per ata qe jane mesuar t’i hane ato, sic jane banoret e Medines. Hurmat sigurojne substanca ushqyese te nevojshme ne vendet me klime te ftohte, por jane me te dobishme per banoret ne vende me klime te nxehte. Lukth i banoreve te vendeve me klime te ftohte eshte i nxehte, kurse lukthi i banoreve te vendeve me klime te nxehte eshte i ftohte. Kjo shpjegon arsyen pse banoret e Gadishullit Arabik, te Jemenit, te Taifes dhe te viseve perreth, qe kane klime te nxehte, e durojne ushqimin e nxehte, sic eshte mjalti dhe hurmat, dhe per shkak se me me deshire hedhin melmesa dhe koper ne ushqimin e tyre, duke i shtuar ushqimit perafersisht dhjete here me shume se sasia e atyre qe perdoret zakonisht ne vendet me klime te ftohte dhe mesatare. Edhe ne krahasim me banoret e viseve te ftohta ata hane speca djeges dhe xhenxhefil dhe i perdorin nenproduktet e tyre njesoj sic i hane embelsirat e tjera. Ne te vertete nje ushqim i tille perputhet me ata, sepse lukthi i tyre eshte i ftohte, ndersa nxehtesia e trupit te tyre rritet ne siperfaqe te lekures. Kjo eshte e ngjashme me burimet dhe gurrat natyrore, ku uji eshte me i ftohte veres, kurse me i nxehte dimrit. Ngjashem me kete, nje lukth mund ta trete nje ushqim te zakonshem dimrit, por ndoshta kete nuk mund ta beje veres.

Prandaj, banoret e Medines per shembull, varen shume nga hurmat si ushqim, njesoj sikurse te tjeret qe varen nga mielli. Nga hurmat ata marrin aftesite e nevojshme dhe substancat plotesuese themelore. Hurmat medinase te drurit te palmes (lat. Phoenix dactilifera) nga alijehu jane nenlloji me i mire. Ato kane ngjyre te murrme, jane te medha, te embla dhe mishtake. Ato e paten marre bekimin sepse ishin mbjelle nga dora e te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem Hurmat jane konsideruar ushqim, ilac, si dhe fruta shume te mira. Ato jane te mira per shumicen e njerezve, e rrisin fuqine seksuale dhe nuk prodhojne substanca te demshme dhe te padobishme, si disa fruta te tjera. Ne vend te kesaj, per ata qe i perdorin shpesh, hurmat e pengojne kalbezimin e sekrecioneve te trupit (ahlat) dhe prishjen e tyre.





Ndoshta ky hadith vlen vetem per banoret e Medines dhe fqinjet e tyre. Prandaj, mund te behet se produktet agrikulturore te krahines se tyre ua sigurojne banoreve te vet ilacin kritik. A duhet te mbillet kjo bime ne vise te tjera? Ndoshta kjo nuk do te prodhoje vlera ushqyese te njejta me ato qe i permendem me siper ose veti mjekuese. Shkak i kesaj eshte lloji i tokes, i ujit dhe i ajrit. Ne te vertete ne toke ekzistojne shume dallime, si edhe te njerezit. Prandaj secila toke prodhon ushqimin e nevojshem me vlera ushqyese qe i nevojiten njerezve te atij vendi. Disa lloje bimesh mund te jene te ushqyeshme dhe hahen ne disa vende, ndersa ne vende te tjera ato konsiderohen te helmueshme, apo disa bime mund te jene ilac per disa njerez, ndersa per te tjere ato jane ushqim.