Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush është ky që thërret?



Kush është ky që thërret?

– Transmetohet nga Seid bin Xhubejri e ky nga Ibn Abbasi të ketë thënë: “Kur Allahu xh.sh. zbriti ajetin: “Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt” (Esh-Shuara’ë, 213), i Dërguari i Allahut u ngjit në bregoren e Safasë dhe filloi t’i thërriste njerëzit që të afroheshin. Disa pyetën: Kush është ky që thërret? “Është Muhammedi”, thanë të tjerët, dhe u afruan për ta dëgjuar. Ata që nuk patën mundësi të shkonin personalisht, dërguan nga një njeri të tyre për të dëgjuar se ç’do t’u thoshte ai. Atëherë Muhammedi a.s. iu drejtua të pranishmëve duke i thirrur emër për emër të gjitha familjet autoritative të Mekës: “O bijtë e Abdu Menafit, o bijtë e Abdul Muttalibit, o bijtë e Fihrit, o bijtë e Luejjit, o bijtë e Galibit, o bijtë e Murres…! Ç’mendoni nëse do t’ju lajmëroja se në luginën e kësaj kodre ka ardhur një kalorësi armike për t’ju sulmuar, a do të më besonit?” “Po, – i thanë të pranishmit, – sepse tek ti kurrë nuk kemi provuar ndonjëherë gënjeshtrën. “Atëherë dijeni pra, unë vërtet po ju paralajmëroj se gjendeni para një dënimi të tmerrshëm (të madh)”. Ndërkohë që turma ende nuk kishte bërë ndonjë koment, u ngrit Ebu Lehebi, axha i Pejgamberit a.s., i cili, duke shkundur shuplakat e duarve, me zë të lartë tha: “Qofsh i shkatërruar, a për këtë na paske mbledhur?!”. Si kundërpërgjigje ndaj këtij mallkimi të Ebu Lehebit, Allahu xh.sh. zbriti: “Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai tashmë është shkatërruar…” deri në fund të kaptinës.[2]





(Visited 3 times, 1 visits today)