Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KURRË NUK HARROHET!



KURRË NUK HARROHET!

Një vajzë e vogël një ditë kishte hipur në tramvaj me babanë e saj. Fytyra e saj ishte skuqur nga të qarët e shumtë. Babai i kishte blerë një qese me ëmbëlsira, prej së cilës nxori një çokollatë dhe ia dha, pastaj e pyeti:

-Më thuaj tani pse po qan, kush të ka mërzitur?

-O baba! Ai djali që luante me mua çdo ditë në shkollë nuk luan më, e as nuk më flet. Ai luan dhe flet me një vajzë tjetër. Kur e pyeta për shkakun pse nuk luan me mua? Më tha se flokët e asaj janë më të bukura se flokët e mia! – i tha.

Babai e mori vajzën e shtrëngoi në kraharor dhe i tha:

-Ai djalë është i trashë, nuk e kupton se ti je vajza më e shkathët dhe më e mira në të gjithë shkollën.
Unë do ti them nënës të të bëjë një model flokësh shumë të bukur dhe po erdhi të flasë me ty përsëri thuaji…: JO!

Pastaj a nuk po luaj unë gjithmonë me ty! A nuk luaj unë më mirë se ai? Duke qeshur e duke bërë shaka, mundi të ndryshonte gjendjen e vajzës së tij.

Jusufi -alejhi selam- kur ishte i vogël pa një ëndërr dhe kur shkoi ia tregoi të atit të tij (Ja’kubit -alejhi selam-) ai nuk tha: “Hë se ëndrra fëmijësh!”

Ajo që bëri ai ishte dëgjimi me vëmendje, jo vetëm kaq por edhe e këshilloi, duke i thënë:

“Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu!” (Jusuf,5)





Ai prind i cili mundet t’ia fitojë zemrën fëmijës së tij duke u sjellë me respekt, dashuri dhe duke e dëgjuar me vëmendje, ai mundet të ndikojë shumë në të. Sepse fëmija e ndjen dashurinë e prindit. Me fëmijën tënd fillon formimi dhe forcimi i marrëdhënieve qysh në muajt e para të lindjes, sapo të fillojë të dallojë gjërat rreth tij. Dhe kur ti kujdesesh për të edukon në të që të jetë personalitet i vendosur dhe jo i lëkundshëm!

Në vend që të largohet prej kraharorit tënd ai vrapon për tek ai, sepse e di se aty është qetësia dhe rehatia.
Kur fëmija vajton e të ankohet, kujdes mos e bëj të ndjehet për asnjë moment se ankesa e tij është e kotë, sado që të duket e tillë!

Përqafoje atë me: zemrën, sytë, veshët e të gjitha shqisat tua dhe lehtësoja e shtroja rrugën për në zemrën tënde. Një njeri ka thënë: “Atë që e mësojmë në kraharorin e prindërve tanë kurrë nuk fshihet!!

Përktheu F. Gurra

Burimi Jetës

 

(Visited 35 times, 1 visits today)




Top