Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Kurimi i sëmundjeve fizike është dy llojesh: 1. Njëri lloj është kurimi instiktiv, me të cilin Allahu i Lartësuar ka pajisur çdo krijesë. Nuk ka nevojë për mjek që të kurosh të tilla „sëmundje‟ (nevoja) si: uria, etja, i ftohti dhe lodhja, të cilat kalohen thjesht duke marrë të kundërtat e tyre. 2. Lloji i […]
Kurimi i sëmundjeve fizike është dy llojesh: 1. Njëri lloj është kurimi instiktiv, me të cilin Allahu i Lartësuar ka pajisur çdo krijesë. Nuk ka nevojë për mjek që të kurosh të tilla „sëmundje‟ (nevoja) si: uria, etja, i ftohti dhe lodhja, të cilat kalohen thjesht duke marrë të kundërtat e tyre. 2. Lloji i […]
Kurimi i sëmundjeve fizike është dy llojesh

Kurimi i sëmundjeve fizike është dy llojesh: 1. Njëri lloj është kurimi instiktiv, me të cilin Allahu i Lartësuar ka pajisur çdo krijesë. Nuk ka nevojë për mjek që të kurosh të tilla „sëmundje‟ (nevoja) si: uria, etja, i ftohti dhe lodhja, të cilat kalohen thjesht duke marrë të kundërtat e tyre.
2. Lloji i dytë është kurimi që ka nevojë për analizë dhe diagnostikim. Ai shërben për luftimin dhe qëndresën ndaj sëmundjes, si edhe për ekuilibrimin e gjendjes (temperamentit) së të sëmurit, të cilët rrjedhojnë nga temperatura, nxehtësia, ftohtësia e thatësia ose nga gërshetimi i tyre me njëra-tjetrën.
Sëmundjet e tipit të dytë ndahen në dy grupe: ato që janë pasojë e shkaqeve fizike dhe ato që lidhen me temperamentin. Këto sëmundje pra, vijnë prej shkaqeve fizike ose prej ndryshimeve që prekin sjelljen dhe karakteristikat themelore të trupit. Dallimi mes dy llojeve është se sëmundjet e temperamentit shfaqen pasi janë asgjësuar shkaqet fizike dhe në trup mbeten pasojat e tyre, të cilat ndryshojnë më pas temperamentin.
Për sa u përket sëmundjeve me shkaktarë fizikë (prejlëndorë), ato kanë në vete edhe faktorët e tyre. Pra, në këto raste, fillimisht duhet vështruar me kujdes shkaku, më pas të studiohet sëmundja, e pastaj përcaktohet kura e nevojshme.
Po ashtu, për zbrapsjen dhe largimin e sëmundjeve që prekin disa organe apo që sjellin ndryshime e shformime në organe të tjera, qoftë në formë, hapësirë, ashpërsi, butësi, numër, eshtra etj., lypset një analizë dhe studim i thellë.
Kur organet e trupit funksionojnë siç duhet, thuhet se janë “të lidhura me njëra-tjetrën”; në të kundërt, thuhet se ato e “kanë humbur lidhjen me njëra-tjetrën”. Sëmundje që prekin dhe tjetërsojnë organet janë sëmundjet më të përgjithshme që prekin trupin.
Siç e thamë, të njëjtat sëmundje ndikojnë negativisht në sjelljen trupore apo në temperament. Ndryshimet që shoqërojnë të tilla sëmundje paraqiten në tetë forma, katër nga të cilat janë të thjeshta dhe katër të përbëra. Të thjeshtat janë: ftohtësia, nxehtësia, lagështia dhe thatësia. Të përbërat janë: nxehtësi dhe lagështi, nxehtësi dhe thatësi, ftohtësi dhe lagështi ose ftohtësi dhe thatësi. Këto sëmundje, edhe një herë, vijnë prej shkaqeve fizike ose prej ndryshimeve që prekin gjendjen dhe karakteristikat themelore të trupit.
Trupi i njeriut ndodhet në njërën nga këto tri gjendje: gjendja normale, gjendja jonormale dhe gjendja e ndërmjetme. Kur gjendja është normale, trupi është i shëndetshëm. Gjendja e dytë është vetë sëmundja, kurse e treta është gjendje mesatare, e cila qëndron ndërmjet dy gjendjeve të tjera. Dihet se për të kaluar nga një skaj në një tjetër të kundërt, duhet një fazë e ndërmjetme.
Trupi kalon në gjendje jonormale, për shkaqe të brendshme, sepse ai është i përbërë nga nxehtësia, ftohtësia, thatësia dhe lagështia. Por ai kalon në gjendje jonormale edhe për shkaqe të jashtme, të cilat mund ta gjejnë trupin delikat e të dobët dhe ta dëmtojnë atë. Çrregullimet në trup mund të vijnë nga temperamenti i keq, i cili nuk është ekuilibruar, nga sëmundja që prek ndonjë organ, si dhe nga dobësia e përgjithshme e trupit, madje edhe e shpirtit, i cili bart mjaft energji e forcë. Sëmundja mund të shkaktohet nga shtimi i diçkaje, e cila nuk duhet të shtohet, ose nga pakësimi i diçkaje, e cila nuk duhet të pakësohet. Shkak, gjithashtu, mund të jetë shkëputja e diçkaje, e cila duhet të jetë e lidhur, ose nga bashkimi i diçkaje, e cila nuk duhet të jetë e bashkuar. Sëmundja vjen edhe prej zmadhimit të diçkaje, e cila nuk duhet të zmadhohet, ose prej ndryshimit të vendit a formës së disa organeve të trupit.
Mjeku është ai që e dallon se çfarë e pengon lidhjen e organeve dhe çfarë duhet që ato të jenë të lidhura. Ai dallon se çfarë gjëje e dëmton shëndetin kur ajo shtohet dhe çfarë kur ajo pakësohet. Mjeku përpiqet të japë ato gjëra që sjellin shëndetin e mirë, ato që ruajnë shëndetin e mirë dhe ndihmon që të zbrapsë sëmundjen nëpërmjet të kundërtit të saj ose duke rekomanduar një dietë të përshtatshme. Ju do të shihni se të gjitha këto parime përputhen me traditën dhe udhëzimet profetike, me lejen, ndihmën dhe suksesin e Allahut të Lartësuar!
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
February 15, 2016 / By M.I E thene para 14 shekujsh e vertetuar sot
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
February 8, 2016 / By M.I Thuaj “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë
February 6, 2016 / By M.I Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
January 22, 2016 / By M.I HAPE ZEMRËN TËNDE PËR KURANIN
January 22, 2016 / By M.I DISA DOBI TE VAJIT OSE GJALPIT TE KOKOSIT
January 22, 2016 / By M.I Shërimi i sihrit (magjisë) (2)
January 23, 2016 / By M.I MOS U BËN SI AI, TI KTHEJA ME TË MIRË!!
January 23, 2016 / By M.I Si ta dallojmë mjaltin e vërtetë natyror ?
January 23, 2016 / By M.I 16 Dobitë shëndetësore të çajit të gjelbërt
January 24, 2016 / By M.I 10 Këshilla se si të kujdesemi për shputën diabetike
January 24, 2016 / By M.I DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË DASHURUARVE
January 24, 2016 / By M.I Patognomonike
January 24, 2016 / By M.I Natyrale, bio, organike, eko, ambientale?