Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kurat kimike dhe popullore për të sëmurët me epilepsi



Kurat kimike dhe popullore për të sëmurët me epilepsi

preshi

Kurat kimike dhe popullore për të sëmurët me epilepsi

Ekzistojnë disa ilaçe shumë efektive për largimin e plotë të krizave epileptike ose të pakësimit të tyre në minimum. Bëhet fjala për ilaçe kimike të quajtura “antispazmatikë”, siç është Phenobarbital, Phenytoin, Primidon, etj; ilaçe të cilat nuk duhet të merren veçse me autorizimin e mjekut specialist.

Në raste të veçanta mund të përdoren dieta të posaçme për të ndihmuar shërimin e plotë dhe në raste shumë të rralla mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale zgjidhja më e mirë.

Ekzistojnë gjithashtu një numër bimësh mjekësore që kurojnë epilepsinë dhe ato konsiderohen shumë të mira dhe efektive për këtë qëllim, nga të cilat përmendim më të rëndësishmet e tyre:

– Lulet e portokallit: kanë efekt të ndieshëm në çrregullimet fiziologjike dhe luftojnë ngërçet. Aroma e portokallit futet në përbërjet farmaceutike që përdoren për sëmundjet e sistemit nervor. (Për recetën e përdorimit të këtyre luleve na shkruani në kontakt). [Merr një sasi lulesh portokalli të freskëta dhe i shtrydh për t’i marrë lëngun, pastaj nga ky lëng pi një logë të madhe tre herë në ditë.]

– Common Rue, Herb-of-grace (Ruta graveolens): bimë barishtore jetëgjatë, vendi origjinal i të cilës është Ballkani, Italia, Franca jugore. Aktualisht kultivohet në të gjitha vendet e botës. Kjo bimë ka përdorim të gjerë në kurimin e krizave epileptike. Ajo ka një aromë të fortë për shkak se gjethet e saj, të cilat janë edhe pjesa që përdoret për ilaç, merren të freskëta, sepse është gjithnjë e gjelbër, dhe mund të përdoret në çdo stinë të vitit. Kjo bimë kuron epilepsinë dhe sëmundjet e ndryshme mendore, sido që të përdoret. Përdoret dhe ka efekt për shumë sëmundje të tjera, si verdhëza, sëmundja e shpretkës, sëmundjet e mitrës, dhembjet e kokës, dhembjet e shpinës dhe kyçeve, përdhesin, helmimet, dhe largon xhinët me lejen e Allahut. Dëmi i kësaj bime është se ajo dëmton shtatzaninë dhe e parandalon atë. Nuk lejohet të përdoret më shumë se dy javë rresht dhe duhet pasur kujdes që të mos shtohen përmasat e kurës, sepse kjo do të shkaktonte vjellje, dëmtim mëlçie, çrregullim gjumi, marrje mendësh, rënie të fikësh.

– Qepa: forcon sistemin e tretjes, pastron zorrët, qetëson sistemin nervor dhe bën dobi në rastet e spazmatizmit të arterieve. I sëmuri epileptik duhet të konsumojë dy kokrra qepë mesatare në dite, një në mëngjes dhe një në mbrëmje.





– Vaji i lajthisë: Një lugë të vogël me ngrënien e mëngjesit dhe një tjetër me darkën.

– Manushaqa: ndihmon në qetësimin e nervave. [Një lugë e madhe nga lulet e manushaqes së bluar, hidhet në një gotë ujë të zierë, dhe lihet 10 min, pastaj kullohet dhe pihet dy herë në ditë.]

– Murriza (Hawthorn): përdoret për kurimin e epilepsisë, çrregullimet e zemrës, qarkullimin e gjakut. Ajo konsiderohet nga mjekët popullorë si “ushqimi i zemrës”. [Një lugë e vogël nga lulet e murrizës hidhet në një gotë ujë të zierë, dhe lihet 10 min, pastaj pihet dy herë në ditë pas buke, për 30 ditë me rradhë.]

– Karafili: përdoret si ilaç parandalues i krizave epileptike. [Gjysëm luge e vogël nga karafili i bluar përziehet me pak sheqer dhe gëlltitet menjëherë, një herë në ditë.]

– Prasi (preshi): konsiderohet antispazmatik. Ha çdo ditë prej tij të paktën një pras.

– Kamfuri: Lëndë e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret nga një lloj druri i Lindjes së Largët me fletë si dafina dhe që përdoret sidomos në mjekësi si nxitës i sistemit nervor e i frymëmarrjes, për fërkim etj.