Domingo, 24/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur’ani per bimët dhe kafshët



Kur’ani per bimët dhe kafshët

 

Jo moti është zbuluar se edhe bimët kanë gjini – mashkullore dhe femërore! Këtë nuk e kemi ditur më herët. Secila bimë ka karakteristika të ndryshme mashkullore dhe femërore!

Në surën Taha, në ajetin 53, Allahu i lartësuar thotë:

“(Zoti im) I cili për ju ,…,lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.”

Ajeti i 3 i surës Ra’d, thotë:

“….dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift).”

Nga kjo kuptojmë se edhe frutat kanë gjinitë e tyre, mashkull dhe femër.

Nga fusha e zoologjisë, Kurani flet në surën El-En’am ,në ajetin 38:

Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)”

Sot shkenca zbulon se edhe kafshët jetojnë në bashkësi sikurse njerëzit. Kur’ani e përshkruan fluturimin e zogjëve në surën Nahl , në ajetin 79 :

“A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut…”

Në surën Mulk, në ajetin 19,Kur’ani e përsërit:

“A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit.Ai është që çdo send e sheh dhe e di.”

Këtu Kur’ani jep sqarim të qartë në atë që sot shkenca moderne e ka zbuluar: zogjët kanë një lloj programi për lëvizje – në sistemin nervor. Kjo është arsyeja pse zogjtë e vegjël, pa kurrfarë përvoje në fluturim, mund të fluturojnë me mijëra mile, pa pasur kujdestar. Dhe po ashtu kthehen edhe mbrapa.

Një shembull shumë të mirë për çiftimin e zogjëve, e jep profesori Hamburg në librin e tij – GUXIMI DHE LIRIA… “Ai zog bën një udhëtim më të madh se 15 mijë mile. Atje qëndron për rreth 6 muaj dhe kthehet në vendin e çiftimit me një vonesë jo më të madhe se shtatë ditë! Si është e mundur kjo?!”

Shkenctarët thonë se këta zogjë duhet të jenë disi të programuar. Por, kush i programon?

Sigurisht, Kur’ani thotë që Allahu i drejton. Fjala arabe EMSEKE do të thotë – kapur, mbaj.





Në surën Nahl, në ajetet 68-69,Allahu thotë:

“Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd….”

Çka nënkuptohet me atë se Allahu e urdhëroi bletën të shkoj rrugëve të mësuara prej Zotit të saj? Shkenctari i njohur, Fonfresh, i cili kishte marrë çmimin Nobel në vitin 1973, kur kishte sqaruar sjelljet e kafshëve, posaqërisht mënyrën e komunikimit mes bletëve. ……………

Sot e dimë se çdo bletë punëtore kur gjenë ndonjë lule apo kopsht të ri, ku mundet të thithë nektar, ajo pastaj ju tregon bletëve tjera lokacionin e saktë të asaj luleje apo kopshti, në mënyrën e cila njihet me emrin valle bletësh.

Vetëm sot, me ndihmën e metodave më të reja fotografike, kemi mësuar se si realizohet ky komunikim. Bleta e përmendur në ajetin e cekur të surës Nahl, është bletë e gjinisë femërore. KULI apo FESLUKI tregon gjininë femërore. Deri kohëve të fundit, kemi besuar se bleta punëtore është e gjinisë mashkullore. Nuk është as e çuditshme që Shekspiri në njërën nga librat e tij ka shkruar se si bleta mashkull – ushtar, ka shkuar te mbreti i tij….

Sot ne e dimë se nuk është mbret ai të cilit i lajmërohet bleta, por është mbretëreshë. Po ashtu e dimë edhe se bleta punëtore nuk është e gjinisë mashkullore, por e asaj femërore! Paramendojeni … Kur’ani flet për gjininë e bletës punëtore qysh para 1400 vjetësh, kurse kjo gjë është zbuluar sot nga shkenca.

Në surën Ankebut, në ajetin 41, Allahu thotë:

“Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e marimangës.”

Ky ajet i adresohet edhe GJENDJES FAMILJARE, sepse jo moti është zbuluar se shumë shpesh marimanga femër e vret marimangën mashkull.

Në surën Neml, në ajetet 17-18 thuhet :

E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. 18. Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.

Dikush do të thoshte: ”Çfarë është tash ky libër, ky Kur’an?! Ky libër, Kur’ani, flet për buburrecat, madje për buburrecat që flasin mes vete!”. Do të mendonte se Kur’ani është i pavlerë!

Mirëpo sot kemi kuptuar se, nga të gjitha kafshët dhe insektet, ngjashmërinë më të madhe me njerëzit e kanë buburrecat. Ata i varrosin të vdekurit ashtu siç e bëjnë edhe njerëzit. Ata kanë metoda shumë të sofistikuara organizimi: kanë organizatorë kompetentë, udhëheqës etj.

E, Kur’ani flet për natyrën e zgjuar të buburrecave, qysh para 1400 vjetsh!

Dr.Zakir NAIK

Përktheu: Arsim SYLA

(Visited 9 times, 1 visits today)