Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Kurani mrekulli e përhershme… Kurani është fjala e Allahut dhe mrekullia më e madhe që iu dha Muhamedit (alejhissalatu uesselam). Kurani është mrekulli në tre aspekte: 1-) Mrekullia e tij nga ana gjuhësore. Arabët ishin të shquar si poetë dhe oratorë të mëdhenj, dhe vazhdimisht konkuronin mes tyre. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoi ata, […]
Kurani mrekulli e përhershme… Kurani është fjala e Allahut dhe mrekullia më e madhe që iu dha Muhamedit (alejhissalatu uesselam). Kurani është mrekulli në tre aspekte: 1-) Mrekullia e tij nga ana gjuhësore. Arabët ishin të shquar si poetë dhe oratorë të mëdhenj, dhe vazhdimisht konkuronin mes tyre. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoi ata, […]
Kurani mrekulli e përhershme…

Kurani mrekulli e përhershme…
Kurani është fjala e Allahut dhe mrekullia më e madhe që iu dha Muhamedit (alejhissalatu uesselam). Kurani është mrekulli në tre aspekte:
1-) Mrekullia e tij nga ana gjuhësore. Arabët ishin të shquar si poetë dhe oratorë të mëdhenj, dhe vazhdimisht konkuronin mes tyre. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoi ata, sepse asnjëherë nuk kishin dëgjuar fjalë dhe shprehje më të qarta dhe më të bukura se ai. Duke e njohur mirë Muhamedin (alejhissalatu uesselam) ata vetë dëshmuan se fjalët e Kuranit nuk ishin fjalë të tij. Stili i lartë artistik, retorika, përputhshmëria, bukuria e shqiptimit, fjalët e qarta dhe radhitja e përsosur e tyre, bëri që Kurani t’i sfidojë njëherë e përgjithmonë arabët dhe t’i mahnisë ata pa masë. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “ E në qoftëse jeni në dyshim në atë që Ne i zbritëm gradualisht robit tonë (Muhamedit), atëherë silleni ju një sure të ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë.” “ E mos e paçit bërë (deri tani) kurrë s’do mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Suretu El.Bekare 23-24
2-) Mrekullia e tij në aspektin e ruajtes nga ndryshimet dhe devijimet. Kurani, si dekret i fundit hyjnor, është i vazhdueshëm dhe do të mbetet i tillë deri në Ditën e Gjykimit. Kjo është arsyeja pse Allahu ka garantuar ruatjten e plotë të Kuranit nga çdo shtrembërim dhe çdo ndryshim, qoftë edhe në një gërmë të vetme prej tij. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Vërtet Ne e zbritëm Kuranin dhe Ne gjithsesi do ta ruajmë atë.” El-Hixhr 9. Nga ana tjetër, duke qenë se Kurani është shpallja e fundit hyjnore, ai është çfuqizues i të gjitha legjislacioneve të mëparshëm në librat hyjnorë. Me këtë libër, Zoti i botëve, Krijuesi dhe Sunduesi i gjithësisë, i fton njerëzit dhe xhindët bashkë t’i përmbahen këshillave dhe mësimeve të tij. Ky libër është udhërrëfyesi i vetëm për të gjithë njerëzit që nga ardhja e Muhamedit (alejhissalatu uesselam) si profet e deri kur të lindë dielli nga perëndimi.
3-) Mrekullia e tij në zbulimet e të vërtetave shkencore. Fakti se Kur’ani është fjalë e Allahut dhe jo produkt njerëzor, si dhe i ruajtur nga shtrembërimet dhe ndryshimet, e bën atë të pagabueshëm dhe të vërtetë në çdo fjalë që përmban. Kurani dhe shkenca janë dy gjëra që nuk e kundërshtojnë asnjëherë njëra tjetrën, madje Kurani nxit për kërkimin e diturisë dhe shkencës. Allahu i Gjithëdijshëm në Kuran thotë: “ Ne do t’u bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” Fussilet 53
Nga: “Udherrefyesi Islam” Mustafa Terniqi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
January 28, 2018 / By M.I Tek Ai cdo send eshte me mase te caktuar
January 28, 2018 / By M.I 10 Shenjat që keni parazitë dhe ushqimet që ndihmojnë në eleminimin e tyre
January 28, 2018 / By M.I Askush nuk e ha, shëron 150 telashe: Erëza që vlen si ar!
January 28, 2018 / By M.I STRESI MUND TË SHKATËRROJË SHËNDETIN
January 28, 2018 / By M.I Xhenxhefil dhe mjaltë
January 28, 2018 / By M.I Pse duhet të flini në anën e djathtë ?
January 28, 2018 / By M.I Si të përshpejtojmë metabolizmin – sekrete nga dietologët
January 28, 2018 / By M.I ”10” Dhembje trupore që shfaqin gjendje të ndryshme emcionale