Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani dhe suneti si antidepresiv



Kurani dhe suneti si antidepresiv

Depresioni në jetën tonë po hyn me të madhe. Kësaj sëmundje bashkëkohore që kanos njerëzimin nuk mund të t’i shpëtoj askush. Ajo është prezente në të gjithë botën që i kap edhe të pasurit edhe të varfrit.

Përveç mjekësisë e cila jep ilaçet e saja kundër kësaj sëmundje, Islami si një mësim i jetës së njeriut siguron një terapi vepruese kundër pikëllimit, mërzisë dhe ngushtësisë së gjoksit.
Publikimi i raporteve për harxhimin e milionave eurove nga ana e njerëzve për blerjen e barnave për qetësim dhe kthimin e disponimit tregon se në çfarë shoqërie jetojmë. Në raportet që jepen për këtë problematikë mes tjerash thuhet se në shkallë vjetore jepen një milion receta kundër depresionit ndërsa shumë farmaci këto barna i japin pa receta. Pra, depresioni dhe gjendja e tij, si dhe faktorët që janë shkaktarë për këtë, me të madhe janë prezente në përditshmërinë tonë. Vërtetimi i këtij realiteti dhe dhënia e medikamenteve që jepen për këtë sëmundje nuk janë të mjaftueshme. Andaj në rreshtat në vazhdim do të japim pikëpamjen islame, preventivën dhe shërimin kur është në pyetje ngushtimi, mërzia, hidhërimi, humbja e vullnetit për jetë, humbja e shpresës dhe pikëllimi, me një fjalë – depresioni. Para se të tregojmë pikëpamjen islame rreth depresionit, është me rëndësi të përmendim edhe faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje. Depresioni zakonisht nuk është rezultat i një faktori të vetëm, por shumë prej tyre siç janë: rastet ekonomike të një individi të cilët mund të jenë të mjaftueshëm apo të pamjaftueshëm. Në fakt hulumtimet tregojnë se depresionit nuk i shpëtojnë as të pasurit as të varfrit sepse edhe të parët edhe të dytët brengosen për pasurinë e tyre. Të parët brengosen se a do të mund ta ruajnë pasurinë apo do ta shtojnë ndërsa të dytët brengosen se a do të kenë pasuri. Pastaj si faktorë që shkaktojnë depresioni mund të numërojmë: ndërtimi i karrierës, raportet familjare, mënyra e të jetuarit, faktori i trashëgimisë etj.
Kurani dhe hadithi si dy burimet kryesore japin udhëzime të ndryshme të gjithë njerëzve, sidomos besimtarëve se si të rregullojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre në dynja. Kur është në pyetje gjendja e depresionit së cilës i janë ekspozuar njerëzit e kohës moderne këta dy burime japin këshilla të dobishme.
Në disa ajete Kurani përkujton besimtarët se jeta në Këtë botë nuk do të kalojë pa sprova të ndryshme si: frika, humbja e pasurisë, jetës, varfëria… pra, gjithçka që në botën moderne sjell depresion.
Mes tjerash Kurani thotë: “Vërtetë mendoni të hyni në xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, sa që çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja ndihma e Allahut është afër!” (Bekare, 214).
Ilaçe falas kundër depresionit
Arsyet përse Allahu i Madhërishëm i sprovon njerëzit janë: për të provuar fuqinë e bindjes dhe besimit, forcimin e tyre, faljen e mëkateve dhe ngritjen e shkallëve në xhenet. Në këtë kontekst Muhamedi a s. Ka thënë se çdo gjë që i ndodh njeriut qoftë edhe hyrja e ferrës në gisht, ndërsa ai është durimtarë, nuk do të kaloj pa falje mëkatesh për besimtarin. Mësimet kuranore dhe hadithe e Muhamedit a.s që në fillim na tregojnë se sprovat në jetën ë besimtarit janë të pashmangshme, dhe (edhe pse mund të shkaktojnë depresion dhe stres) si të tilla duhet t’i pranojmë. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka thënë një shoku të tij: Ajo që të ka ndodhur assesi nuk ka mundur të mos ndodh, ndërsa ajo që nuk të ka ndodhur nuk ka mundur edhe të ndodh.
Vetëm pranimi i faktit se jeta jonë besimtare do të jetë e sprovuar nuk do të thotë se besimtari nuk do të bie në një gjendje depresioni nëse ndonjërën nga këto sprova e përjeton në jetën e tij personale si: humbja e punës, pasurisë, shëndetit, humbjen e ndonjë personi të dashur…Pikërisht në këtë fazë njeriu modern i referohet ilaçeve të ndryshme kundër depresionit: medikamente, cigare, alkool etj,. Edhe pse këto ilaçe kundër depresionit për një moment mund ta zbusin gjendjen ato nuk mund ta shërojnë plotësisht. Për më të tepër përdorimi i tepruar dhe i përhershëm i tyre mund të çojë deri në varësi apo në ndonjë sëmundje fizike. Për këtë çdo besimtarë musliman në bazë të mundësive të veta obligohet t’i referohet trajtimit haditho-kuranorë i cili në mënyrë efikase do të ndikojë në shëndetin e tij psikofizik.
Disa nga këto trajtime janë: Durimi dhe falja e namazit – sepse namazi është ushqimi shpirtërorë, lidhja më e fortë me Allahun dhe lidhja më e fuqishme e shpirtit me Krijuesin e tij. Me ndërprerjen e kësaj lidhja shpirti humb qetësinë dhe rehatinë të cilën nuk mund ta zëvendësojë asgjë materiale apo fizike; Leximi dhe dëgjimi i Kuranit – sepse në Kuran është shpallur ajo që është ilaç për zemrat besimtare, respektivisht shpirtin e besimtarit; Leximi i disa sureve nga Kurani siç janë dy suret e fundit në Kuran, sureja Felek dhe Nas; Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes – sepse Allahu i Madhërishëm nëpërmjet Kuranit e porosit të dërguarin e Tij që në raste kur të jetë i mërzitur nga ana e njerëzve për shkak të thirrjes në Rrugën e Drejtë, por edhe për shkak të sprovave të ndryshme ta madhërojë Allahun “para lindjes dhe para perëndimit të diellit”; Dërgimi i salavateve për të Dërguarin e Allahut dhe lutjet. Sidomos lutja të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s e lexonte kundër brengave dhe pikëllimit: Allahumme ini e’udhu bike minel hemmi vel-huzni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni ve dalei dejni ve galebetir rixha. ( O Zoti im, kërkoj mbrojtjen tënde nga brengat dhe pikëllimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve); Kërkimi i mbrojtjes nga shejtani i mallkuar – sepse ai me pëshpëritjet e tij në zemrat e besimtarëve fut frikën, mendime të gabuara dhe të zeza të cilat shkaktojnë brengën, mërzitjen, pikëllimin – me një fjalë depresionin.
Edhe pse për çdo tretman kuranore që përmendëm më lartë mund të shkruhen me dhjetëra faqe, konsiderojmë se edhe vet përmendja e tyre është e mjaftueshme për ata që dëgjojnë dhe nënshtrohen. Vetëm në këtë mënyrë mund ta zbusin apo edhe ta largojnë depresionin duke mos harxhuar miliona euro që njerëzit harxhojnë në medikamente të ndryshme.
Autor: Edin Memi?
Përshtati: Arsim Dauti