Sábado, 7/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur Trupi kërkon Ndihmë: 7 sinjale të rëndësishme që NUK duhet ti injoroni

Kur Trupi kërkon Ndihmë: 7 sinjale të rëndësishme që NUK duhet ti injoroni

Qëllimi përfundimtar i trupit të njeriut është të mbijetojë dhe të lulëzojë.Pra, kur diçka nuk është në sinkronizim, trupi juaj është i shpejtë për t’jua bërë të ditur.

Këtu janë disa shenja:

1. Gjumë i varfër, nervozizëm, dhimbje këmbësh
Të gjitha këto shenja tregojnë për një mangësi potencialisht të rrezikshme të magnezit. Për të rritur nivelet e magnezit duhen ngrënë ushqime si arra dhe farat e lulediellit. Marrja e magnezit do të përmirësojë gjumin tuaj dhe shpejtësinë e shërimit të muskujve pas ushtrimit.
Këto shenja mund të tregojnë gjithashtu mungesën e kaliumit, i cili rregullon nivelet e magnezit. Mangësia e kaliumit mund të korrigjohet duke ngrënë zarzavate me gjethe dhe prodhime të kuqe të errëta, si panxhar, kumbulla dhe kajsi.

2. Dëshira për kripë
Kur trupi juaj po vuan nga inflamacioni kronik, mund të përjetoni nevojën për të ngrënë ushqime më të kripura ose të skuqura.Megjithëse trupi juaj mund ta dëshirojë, është më mirë të shmangni ushqimet e kripura në këtë kohë, pasi natriumi i tepert mund të shkaktojë më shumë inflamacion.

3. Lëkura e thatë
Lëkura e thatë shpesh është një tregues që ju nevojitet më shumë yndyrë dhe vitaminë E në sistemin tuaj. Këto dy përbërës janë thelbësore për lëkurën suaj, pasi mbajne lagështine dhe e mbrojne nga plasaritjet.Duhen konsumuar më shumë fara luledielli, bajame, spinaq, piper i kuq, avokado, dhe gjalpë.

4. Dëshirat per gjera te ëmbla
Për të marrë një nxitje të shpejtë të energjisë, merrni një lugë mjaltë ose shijoni një katror çokollate të errët.

5. Dëshira për ushqime të papërpunuara
Dëshirat e ushqimeve të papërpunuara janë një paralajmërim i madh që ju mund të jeni duke vuajtur nga sëmundjet e mëlçisë ose nga gastriti. Këto ushqime përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit të gjitha ushqimet që i nevojiten.

6. Deshira per ushqime deti
Kjo mund të jetë një shenjë se trupi juaj nuk po merr sa duhet jodin, i cili është thelbësor për funksionimin e duhur të tiroides.

7. Flokët e brishtë dhe thonjtë
Këto dy simptoma zakonisht shkaktohen nga mungesa e kalciumit dhe vitaminës b, të cilat gjenden në ushqime si bishtajore, patate, drithërat dhe gruri.

Burimi: healthylivingteam.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 67 times, 1 visits today)
Top