Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur ti je i vërtetë



Kur ti je i vërtetë

Kur ti je i vërtetë, Zoti ka me t’rrethu me njerëz t’vërtetë. Me njerëz që t’frymëzojnë e që t’bajnë me e pa diellin edhe atëherë kur ai rri i fshehun mbas reve. Me njerëz që t’bajnë me e pa dritën n’fund të tunelit, edhe atëherë kur t’duket se t’ka rrethu vetëm errësina.
Kur ti je i vërtetë, Zoti s’ka me i lanë t’pavërtetët për me ta zanë rrugën.
A s’e ke pa se sa herë ata janë mundu me ta pre vrullin, i ka largu Zoti si me dorë? Ata mund të të kenë bashkëshoqëru vetëm në nji pjesë t’rrugëtimit, aq sa me t’ba me kuptu se kush janë në t’vërtetë, por janë heq prej rrugës tënde shpejt.
E mbrapa, kur ti i ke pa gjanat n’retrospektivë, ke thanë: ‘O Zot, shyqyr, sa i madh që je!’
Kur ti je i vërtetë, Zoti mundet me t’sprovu për pak kohë, aq sa ti ndoshta edhe mundesh mos me e gjet shtegun e daljes, por Ai s’ka për me t’humbë kurrë.
Kur ti je i vërtetë, e brendshmja dhe e jashtmja jote bahen nji, e ti fluturon krahëlirë si shqiponjë lartësish.
Mundohu me zemër për me qenë i vërtetë, se kush asht’ i tillë e ka fitu lirinë e shpirtit. E kush e fiton lirinë e shpirtit, asht’ ma afër Zotit t’vet.

Klodi Smajlaj





(Visited 195 times, 1 visits today)




Top