Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur të presin hundën



Kur të presin hundën

Kur të presin hundën
Tregohet se parandori i një vendi të fuqishëm, qe sëmurë rëndë. Doktorët, pasi u morën për një kohë të gjatë me sëmundjen, arritën në përfundimin se që të shpëtojnë jetën e perandorit, duhet ti presin atij hundën. Pas diskutimesh dhe debatesh të shumta, perandori iu dorëzua vullnetit të doktorëve të tij.
Me ti prerë hundën, perandorit iu kthye shëndeti, por ai humbi hijeshinë, për të mos thënë që u bë shumë i shëmtuar.
Me qëllim që të dalë nga sikleti, ai urdhëroi që vezirit dhe oborrtarëve më të lartë të perandorisë tu pritej hunda. Por nuk përfundoi me kaq. Veziri dhe oborrtarët të cilëve u pre hunda, urdhëruan vartësit e tyre që tu pritej hunda. Kjo dramë vazhdoi me vartësit e vartësve duke përfshirë të gjithë funksionarët e perandorisë.
Fenomeni u shtri dhe në në popullatë, pasi të gjithë funksionarët urdhëruan që familjarëve të tyre tu priteshin hundët, pasi ndiheshin shumë keq dhe në siklet në familje.
Me kalimin e kohës, diçka e tillë u bë traditë dhe hyri në folklorin e vendit dhe një tipar i pandashëm i banorëve të asaj treve. Me të lindur një fëmijë, bashkë me kordonin e kërthizës i prisnin dhe hundën, djalë apo vajzë qoftë.
Pas disa kohësh, një të huaji i bie rruga nga perandoria në fjalë. Të gjithë e shihnin vëngër, pasi u dukej i shëmtuar dhe me pamje të çuditshme. Çfarë ishte ajo gjë që i kishte mbirë mu në fytyrë?! Disa edhe u tallën dhe e ironizuan kalimtarin e gjorë.
Për shkak të ndikimit të pushtetit politik, ndikim i cili u shndërrua në ves dhe traditë, e bukura shihej e shëmtuar dhe e shëmtuara e bukur.
Banorët që e shihnin kalimtarin me hundë të rregullt, e vinin në lojë dhe gajaseshin me të. Ata thërrisnin njëri-tjetrin duke u thënë:”Shihni shihni! Një qenie e çuditshme ka ardhur në fshatin/qytetin tonë!” duke harruar se edhe ata kishin pasur dikur një hundë të tillë.
A e dini emrin e kësaj perandorie? Po emrin e perandorit? Po banorët?
Mos vallë i kemi humbur dhe ne hundët tona?! Sa gabime dhe shkelje të rënda i shohim si gjëra normale dhe anasjelltas?
Miqtë e mi! I kontrolloni hundët dhe mendjet tuaja! Mandej, mendoni pak cilat janë ato gjëra që ua kanë hequr dhe po mundohen t’ua heqin! Mundohuni ti eksploroni dhe zbuloni gabimet e trashëguara nga prindërit! I nxirrni nga gardëroba dhe bodrumi i traditës dhe i vendosni përballë logjikës dhe fesë! Vendosni raporte të reja me to, pasi vetëm kështu, mund ta rikthejmë bashkërisht shqisën e nuhatjes, por dhe funksionimin e arsyes.
P.s: Kjo histori mu kujtua teksa degjoja nje dite dy vajza qe talleshin me nje te trete, pasi ajo nuk kishte te dashur dhe ishte akoma e ndershme.





 

(Visited 30 times, 1 visits today)




Top