Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …

Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …

U pyeta: Shpesh ne themi inshaallah dhe dikush pergjigjet me Amin, kam degjuar se kjo nuk lejohet, cili eshte argumenti dhe nese i themi dikujt do ta bej InshaaAllah si t’ia kthejme nese eshte e ndaluar te themi Amin?

Pergjigja ishte: Inshaallah, do te thote: “Nese do Allahu”.

Eshte perdorim i gabueshem kur bejme dua dhe perdorim fjalen inshaalla. Por, ne rastin qe permende shembullin: “Shihemi inshaallah”, nuk duhet tjetri te pergjigjet me AMIN. Ai, ose duhet te heshte apo e drejte eshte edhe te thote edhe ai inshaallah.

I derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene:
“Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe, por shprehe dëshirën e zemrës dhe me gjithë afsh kërkoje lutjen tënde, se Allahu i Madhëruar nuk e ka të vështirë përgjigjen e saj”.
Ibn ‘Abdul-Berr thote: “Nuk i lejohet besimtarit, qe te thote: ‘O Allahu im me fal mua po deshe!’, apo te bej ndonje lutje qe ka te bej me ceshtje te dynjase apo te ahiretit, ngase, nuk eshte e pershtatshme dhe se Allahu perhere ben ate qe do.
Hadithi i lartcekur, tregon se veprimi i tille eshte i ndaluar…”
Ndersa imam Neveviu, thote se, ky veprim eshte i urryer dhe nxitemi qe ta menjanojme…
Themi keshtu (imam Neveviu), sepse fjala inshaallah eshte perdorur ne duane e istihares…”
Ibnu Bettal thote: “Besimtari inkurajohet qe te bej lutje sa me shume dhe te jete kembengules ne lutjen e tij. Ai duhet te jete gjithnje ne shprese se do t’i pergjigjet lutja. Nuk duhet asnjehere qe te shkeputet nga shpresa per meshire, sepse Atij qe po i lutet, Ai eshte Bujar!
Sufjan bin Ujejneh ka thene: “Mangesite qe i ke, asnjehere te mos jene pengese qe ti te mos i lutesh Allahut per meshire dhe falje mekatesh! Ngase, Allahu i eshte pergjigjur edhe Iblisit ne lutjen e tij kur i kerkoi qe t’i jepet afat per jete deri ne fund te kesaj bote…”

(Visited 1,153 times, 1 visits today)
Top