Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur të dalësh nga shtëpia, gjithsesi do të takosh dy lloj grash



Kur të dalësh nga shtëpia, gjithsesi do të takosh dy lloj grash

O vëlla i shtrenjtë,
kur të dalësh nga shtëpia, gjithsesi do të takosh dy lloj grash:

Lloji i parë është ajo që është sprovuar me sëmundjen e gruas së pushtetarit të Egjiptit; është stolisur, është parfumuar dhe është zbuluar, sikur dëshiron të të thotë: “Ah, të të kisha!”
Lloji i dytë është ajo që është mbuluar dhe ruajtur, porse nevojat e zakonshme e kanë bërë të takohet me ty, e kjo, sikur dëshiron të të thotë: “Ne, nuk mund tu japim ujë (kopesë), derisa të mos shkojnë barinjtë, e babën e kemi fort plak”.

Me llojin e parë sillu siç Jusufi, alejhi selam, u soll: ule shikimin dhe thuaj: Mazallah – Zoti më ruajttë!
Me llojin e dytë sillu siç Musai, alejhi selam, u soll: ofroje ndihmën tënde me kulturë dhe vazhdo punët tua. “E, Musai – u dha ujë kafshëve të atyre vashave, e pastaj u kthye te një hije”.

Ndershmëria e Jusufit ishte shkak që të arrijë pozitë të lartë në Egjipt.
Pedanteria e Musait ishte shkak që të gjejë nuse dhe strehim.





O Allah na mbulo dhe na bëj të ndershëm!

përkthim
Hoxhë Omer Berisha

(Visited 3 times, 1 visits today)