Sábado, 22/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur do te dal dexhalli ?

Kur do te dal dexhalli ?

Abu Hurejra njofton se Profeti paqja dhe bekimi qofshin mbi të,ka thanë:
“A keni dëgjuar për një qytet i cili ndodhet në një pjesë të detit? Po thanë ata. Ai tha : “Ora e fundit nuk do të ndodhë deri sa 70.000 prej bijve të Isakut do ta sulmojn atë . Kur ata vijnë në të, ata ( muslimanët ) nuk do të luftojë me armë, as nuk hedhin shigjetat . Ata vetëm do të thonë: Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut , All-llahu është më i madhi, dhe pastaj njëra nga anët e fortesës do të bjerë poshtë. Ata do të lexojnë për herë të dytë : nuk ka zot tjetër pos All-llahut , All-llahu është më i madhi, dhe pastaj një tjetër e anën e saj do të bie poshtë. Pas kësaj ata do të thonë atë për herë të tretë : nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe All-llahu është më i madhi, dhe pastaj ajo do të jetë e hapur për ta dhe ata do të hyjnë dhe të fitojnë pre . Ndërsa ata do të ndajnë plaçkën e luftës , një lajmëtar do të vijë tek ata me shpalljen : ” Vërtet Dexhalli ka dalë . ‘ Pastaj ata do të lënë gjithçka dhe kthehen. ” (Muslimi ) Duhet të theksohet se pushtimi do të marrë vend në një periudhë shumë të shkurtër. Abdullah-b-Busr ka raportuar se i Dërguari i Allahut ( paqja dhe bekimi qofshin mbi të), ka thënë: “Në mes të Luftës së Madhe dhe pushtimit të qytetit (Kostandinopoja) do të jenë gjashtë vjet, dhe Dexhalli do të shfaqet në vitin e shtatë.

(Visited 403 times, 1 visits today)
Top