Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur burri martohet me një grua



Kur burri martohet me një grua

Kur burri martohet me një grua, në mendjen e tij ngel ajo pamje të cilën e ka parë për herë të parë. Do të dëshironte që ta ruante këtë pamje ashtu siç ka qenë e pastër e mahnitëse gjithë jetën. Prandaj mos e prish pamjen tënde që është në mendjen e tij, duke ruajtur bukurinë, stilin tënd të bukur, freskinë e shëndetit tënd, lëvizjet tua simpatike, e ëmbëlsinë e bisedës. Mos i fol me zë të vrazhdë e mos përdor fjalor të ulët. Nëse do të lësh një nga këto cilësi të nevojshme femërore, apo i lë disi pas dore, dije se edhe pamja jote në mendjen e bashkëshortit tënd ka për të ndryshuar. U largove ti nga ajo pamje e shkëlqyer të cilën e kërkon çdo bashkëshort tek bashkëshortja e tij! Pamje e cila përshkrimi i saj ka ardhur në cilësimin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem të gruas së mirë ku ka ka thënë: “…nëse shikon në të (pra në bashkëshorten e tij) e gëzon”.





(Visited 8 times, 1 visits today)