Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur armiku bëhet mik



Kur armiku bëhet mik

rmiku i paepur i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, bëhet dashamirë shumë i madh, pikërisht atëherë kur sahabët e paraqesin atë si rob.
Në vitin e gjashtë pas hixhretit (shpërnguljes në Medine), i Dërguari, alejhis-selam, vendosi t’i zgjerojë kufijtë e misionit të tij. Ai dërgoi tetë letra te sundimtarët e Gadishullit Arabik dhe rrethoi territoret duke i thirrur ata në Islam. Njëri nga këta sundimtarë ishte Thumame Ibën Uthali.

Thumame Ibën Uthal El-Hanefiu ishte njëri prej sundimtarëve më të fuqishëm arabë në kohën parakuranore. Kjo nuk është befasi se që nga ajo kohë ai ishte udhëheqës i Benu Hanifëve dhe njëri prej sundimtarëve të El-Jemamëve, të cilët askush nuk guxonte t’i sfidonte apo të mos iu nënshtrohej.

Kur Thumame mori letrën e të Dërguarit, ai ishte inatosur dhe e refuzoi atë. Ai refuzoi ta dëgjojë ftesën e të Vërtetës dhe të mirave. Më shumë se kjo, ai ndjeu dëshirë të fortë të shkojë dhe ta vrasë Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ta varrosë misionin e tij me të.

Thumameja priti dhe priti një kohë të përshtatshme për ta kryer planin e tij kundër të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, derisa përfundimisht harresa i shkaktoi atij humbjen e interesimit.

Abdul-Vahid Hamidi, njëri nga xhaxhallarët e tij, megjithatë, ia kujtoi atij planin, duke e lavdëruar për atë që po mendonte ta bënte.

Në ndjekje të synimit të tij kundër të Dërguarit, Thumameja takoi dhe mbyti një grup shokësh të tij. Profeti për këtë arsye e kishte shpallur atë njeri të kërkuar, i cili mund të vritej ligjërisht haptas.

Jo shumë më vonë, Thumameja vendosi ta kryejë umren (vizitën e Qabës jasht kohës së haxhit). Ai dëshiroi ta kryejë Tavafin rreth Qabes dhe të sakrifikojë për idhujt atje. Kështu, ai la El-Jemamen për Mekën. Përderisa ishte duke kaluar afër Medinës, një incident e çoi atje ku nuk e kishte pritur.

Grupet e muslimanëve ishin duke patrulluar rajonet e Medinës dhe zonat periferike duke kërkuar ndonjë të huaj ose ndonjë që synonte të shkaktojë telashe. Njëri prej këtyre grupeve iu turr Thumames dhe e kapi atë, por ata nuk e ditën se kush ishte ai. Ata e sollën atë në Medine dhe e lidhën në njërën prej shtyllave të xhamisë. Ata dëshiruan që vet i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ta pyeste burrin dhe të vendosë se çka duhet të bënin me të.

Vetëm sa ishte duke hyrë në xhami, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e pa Thumamen, kështu që ai i pyeti sahabët:
“A e dini cilin e keni marrë?”
“Jo, i Dërguar i Allahut,” – u përgjigjën ata.
“Ky është Thumame Ibën Uthal El-Hanefi,” – tha ai. “Keni bërë mirë që e keni zënë rob”.
Profeti, pastaj u kthye në shtëpi te familja e tij dhe tha:
“Përgatitni çfarë ushqimi të mundni dhe ia dërgoni Thumame ibn Uthalit.”

Ai pastaj urdhëroi që të milet deveja e tij me qëllim që ta furnizojë me qumësht. E tërë kjo ishte bërë para se ai ta takojë Thumamen dhe para se të flasë me të.

Pastaj, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu afrua Thumames duke shpresuar ta nxisë atë për t’u bërë musliman.

“Çka ke për të thënë për veten? – e pyeti ai.





“Nëse do të vrasësh me masë ndëshkimore,” – iu përgjigj Thumameja, “ti mund ta vrasësh dikë me gjak fisnik. Nëse, jashtë bujarisë tënde, dëshiron të falësh, do të jem mirënjohës. Nëse do para në kompensim, do të jap çfarëdo shume që kërkon.”

I Dërguari, pastaj, e la atë për dy ditë, por ende personalisht i dërgonte ushqim e pije dhe qumësht nga deveja e tij. I Dërguari, pastaj, kthehej te ai dhe e pyeste:
“Çka ke për të thënë për veten?”

Thumameja e përsëriste atë që e kishte thënë disa ditë më parë. Pastaj Profeti e linte dhe kthehej te ai ditën tjetër.
“Çka ke për të thënë për veten?”

Ai e pyeti përsëri dhe Thumameja e përsëriti edhe një herë atë që e kishte thënë ditëve të mëparshme. Pastaj, i Dërguari u kthye te sahabët e tij dhe tha: “Lirojeni atë.”

Thumameja e la xhaminë e Muhamedit dhe u nis rrugës për Mekë derisa erdhi te pemishtja e palmave në periferi të Medinës afër el-Bekisë (vend i pasur me bimë të cilat më vonë u bënë varreza për shumë shokë të Muhamedit). Ai e pastroi devenë dhe u pastrua edhe vet i tëri. Pastaj, u kthye prapa te xhamia e të Dërguarit, alejhi selam. Atje, qëndroi para grumbullit të muslimanëve dhe tha:

“Dëshmoj se nuk ka Zot, që meriton adhurimin me të drejtë, përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.”

Ai shkoi te i Dërguari dhe i tha:

“O Muhamed, pasha Allahun, nuk ka pasur fytyrë më të neveritshme në tokë sesa fytyra jote. Tani, fytyra jote është më e shtrenjta për mua ndër të gjithë njerëzit. I kam vrarë disa prej njerëzve tuaj,” vazhdoi ai, “Jam në mëshirën tënde. Çka do të më bësh mua?”

“Tani s’ka faj në ty, Thumame,” – u përgjigj i Dërguari“Të bërit musliman i fshin veprat e kaluara dhe i shënon të rejat që fillojnë.”

 Abdul-Wahid Hamid
 Përktheu: Fexhrie Kaçiu

(Visited 23 times, 1 visits today)




Top