Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
• TË DREJTAT E PËRBASHKËTA • ..(31) ? Kundërshtitë ? Kjo pikë ka të bëjë me rastet kur bashkëshortët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët në situata grindjesh e keqkuptimesh. Për të pasur një jetë sa më të mirë dhe normale, bashkëshortët duhet të kufizojnë sa më shumë mosmarrëveshjet apo grindjet mes tyre. Në të tilla […]
• TË DREJTAT E PËRBASHKËTA • ..(31) ? Kundërshtitë ? Kjo pikë ka të bëjë me rastet kur bashkëshortët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët në situata grindjesh e keqkuptimesh. Për të pasur një jetë sa më të mirë dhe normale, bashkëshortët duhet të kufizojnë sa më shumë mosmarrëveshjet apo grindjet mes tyre. Në të tilla […]
Kundërshtitë

• TË DREJTAT E PËRBASHKËTA • ..(31)
? Kundërshtitë ?
Kjo pikë ka të bëjë me rastet kur bashkëshortët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët në situata grindjesh e keqkuptimesh. Për të pasur një jetë sa më të mirë dhe normale, bashkëshortët duhet të kufizojnë sa më shumë mosmarrëveshjet apo grindjet mes tyre. Në të tilla raste, nëse fajin e ka gruaja, atëherë burri ia vë në dukje gabimin duke mos e qortuar atë ashpër, nëse ajo e pranon gabimin, ai mund ta qortojë nëse është e udhës, por edhe mund të mos e bëjë këtë – në varësi të gjendjes. Në raste grindjesh, ai asnjëherë nuk duhet të reagoj duke sulmuar pa ia sqaruar më par gabimin, pasi kjo bëhet shkak për dobësimin e lidhjes mes tyre dhe pengesë për një jetë sa më normale. Një reagim i tillë e bën bashkëshorten të ndiejë se i është bërë padrejtësi. Nëse bashkëshorti kërkon të këshillojë bashkëshorten e tij për diçka, atëherë le të përdorë butësinë për sqarimin e gabimit të saj. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) e dinte fortë mirë kur Aisha ishte e kënaqur me apo e zemëruar me të. Kur ajo ishte e kënaqur me të Dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) thoshte “për Zotin e Muhamedit”, ndërsa kur ishte e zemëruar apo i kishte mbetur hatri për diçka, thoshte “për Zotin e Ibrahimit”.
Ajo ishte grua fisnike që mundohej t’i kontrollonte hatërmbetjet e saj. Nëse një grua është durimtare dhe përpiqet të jetë gjakftohtë, Allahu do t’i japë asaj sukses që t’i kalojë mirë situatat e pakëndshme. Po kështu edhe për bashkëshortin, nëse gruaja e tij e mundon apo e lëndon me fjalë, ndërsa ai duron dhe e ruan gjuhën duke bërë që prej gojës së tij të mos dalin fjalë që ajo i urren dhe duke mos iu përgjigjur të keqes me të keqe, Allahu ka për të rregulluar të ardhmen e tij si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
Për një njeri të ditur tregohet se një ditë prej ditësh, kur hyri tek ai njëri prej nxënësve të tij, pas se djali i të diturit e respektonte të atin jashtëzakonisht shumë. Kur djali doli, dijetari i tha nxënësit: “Po çuditesh nga sjellja e tim biri?” Nxënësi u përgjigj: “Po. U çudita shumë nga respekti dhe mirësjellja e tij ndaj teje.” Pas kësaj dijetari tha: “Kam jetuar me nënën e tij për 20 vjet. Për Zotin, nuk më ka buzëqeshur kurrë ndonjë ditë. Bëra durim dhe Allahu (subhanehu ue teala) ma kompensoi me atë që pe.”
Mirësia e njeriut dhe përsosmëria e tij vihet në provë në gjendje zemërimi. Ai duhet ta përmbaj veten dhe të thotë vetëm fjalët e duhura. Allahu (subhanehu ue teala) e mëshiroftë atë burrë që nuk i drejtohet gruas së tij me fjalë që ajo i urren. Sjellja me fjalë të mira është një nga gjërat e rëndësishme që ndikon shumë në rregullimin e jetesës në familjen muslimane. Allahu (subhanehu ue teala) ua shton sevapet njerëzve sipas durimit të tyre, prandaj burri duhet të shmanget dhe të durojë sado që mund të shikojë te gruaja e tij gjëra të pëlqyera. Po kështu edhe gruaja duhet të gruaja duhet të shmanget dhe të durojë sado që mund të shikojë te gruaja e tij gjëra të papëlqyera. Po kështu edhe gruaja duhet të bëjë durim sado që mund të dëgjojë prej burrit të saj fjalë të ashpra apo ofenduese. Allahu (subhanehu ue teala) do ta bëjë këtë vepër shkak për rritjen e devotshmërisë, për shumëfishimin e të mirave dhe fshirjen e të këqijave të saj. Të mos harrojmë se Allahu e provon njeriun në aspekte të ndryshme të jetës së tij dhe një nga sprovat me të cilën Allahu (subhanehu ue teala) e sprovon gruan është edhe martesa e saj me një burrë që mund ta mundojë me fjalë të papërshtatshme.
——————————————————
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH- SHINKITI
——————————————————
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 24, 2018 / By M.I Humbja e peshës dhe mjalti me kanellë
March 24, 2018 / By M.I A bën të lutem me zë?
March 24, 2018 / By M.I Gra, nëse ndiqni këta hapa, ulni rrezikun nga kanceri i mitrës
March 24, 2018 / By M.I Largoni stresin me këto veprime të thjeshta
March 24, 2018 / By M.I Shtyrja e akrepave sjell probleme të shumta shëndetësore
March 24, 2018 / By M.I Fillon llogaritja verore e kohës
March 24, 2018 / By M.I Si të humbni peshë? Forca e mendjes ju ndihmon të dobësoheni