Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kultura e kafesë në Perandorinë Osmane

Kultura e kafesë në Perandorinë Osmane 

Kultura e kafesë në Perandorinë Osmane

Stambolli u njoh me kafenë nga Ëzdemir Pasha, valiu osman i Jemenit, tek i cili ishte rritur dashuria për këtë pije ndërsa kishte jetuar atje. E përgatitur me xhezve bakri, duke përdorur teknikat e Turqve kjo pije u bë e njohur në të gjithë botën si Kafe Turke. Kultura e kafesë shumë shpejt u bë pjesë integrale e Stambollit dhe e kulturës shoqërore osmane. Pasi kafja u bë një element themelor i pallatit sulltanor, po aq sa edhe i shtëpive të thjeshta konsumi i saj pësoi një rritje dramatike.

Kokrrat e kafesë piqeshin në enë të posaçme (qebapë kafeje prej llamarine të hollë) dhe bluheshin në dybekë, duke u rrahur. Më pas kafeja zihej në xhezve dhe shërbehej me kujdesin më të madh për miqtë e çmuar. Falë përpjekjeve të tregtarëve e udhëtarëve, të cilët kalonin nëpërmjet Stambollit, deri edhe të Ambasadorëve Osmanë, Kafeja Turke u përhap dhe mori famë në të gjithë Evropën, e më pas në të gjithë botën. Një filxhan kafeje bashkëshoqërohet me një numër të ndryshëm konotacionesh: miqësi, dashuri dhe ndarje momentesh. Kjo mund të ilustrohet më mirë me një thënie të vjetër: “Një filxhan i vetëm kafeje mund të japë një miqësi, që zgjat 40 vjet.” Të shërbesh një filxhan kafeje është gjithashtu mënyra më e mirë për t’i vënë vulën një miqësie. Të përgatisë dhe të kujdeset nga i zoti i shtëpisë për t’i shërbyer kafenë mysafirëve të tij ka qenë dhe është një aspekt i rëndësishëm i mikpritjes.

Përktheu dhe përgatiti: Roald A. HYSA

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top