Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujtesa



Kujtesa
truri
Kujtesa
Memorja eshte kodimi, ruajtja dhe marrja (kur na duhen) e eksperiencave te shkuara ne mendjen tone. Kujtesa eshte njekohesisht rezultat i, dhe nje influence e perceptimeve, vemendjes dhe te mesuarit. Perseritja e praktika, bejne qe efekti akumulues ne kujtesen tone, te ndihmoje aktivitet qe kerkojne aftesi te vecanta, p.sh. te luajturit e nje instrumenti muzikor, recitimi i nje poezie dhe vete te kuptuarit e fjaleve qe jemi duke lexuar.
Procesi i mesimit e dija qe marrim nuk funksionojne pa kujtesen. Cdo gje qe e quajme sjellje inteligjente, e cila bazohet ne deduksionet dhe arsyetimin tone, si para-kusht ka kujtesen. Zgjidhja e problemeve, te ecurit ne rruge, dicka qe duhet bere me vone, te gjitha fillojne te kujtesa. Kujtesa kerkon nderlidhje me ngjarje, fakte, persona apo objekte; per te ri-sjelle nje eksperience te shkuar ne vemendjen tone te tanishme.
Truri yne eshte selektiv ne procesin e kujteses, sa me shume le gjurme nje ngjarje, me shume lidhje krijohen duke qene vitale per mbi-jetesen tone, dhe me lehte terhiqet nga kujtesa. Te kuptohet mire mekanizmi i kujteses, duhet te sqarojme harresen e si funksionon ajo. Te dyja se bashku komplementojne njera-tjetren, ne kete forme do i pershkruajme me poshte.
***
Humbja e Kujteses | Fugue & Dementia
Shkaku me pak i perhapur per humbjen e kujteses eshte amnezia. (amnesia) Ne kete rast kemi humbje te fuqive intelektuale per te “marre dicka nga magazina jone e kujteses” ose me rralle, humbje te fuqise per te memorizuar informacionin. Amnezia mund te shkaktohet nga demtime te disa pjeseve te trurit qe jane te lidhura me “regjistrim-kerkim” te informacionit, dhe me vone ruajne te dhenat e reja. Keto demtime mund te jene rezultat i demtimeve traumatike-fizike te trurit, efekti toksik i alkoholit ose efekti i deficences se tiamines (Vit. B1) Shpesh ka nje fare humbje kujtese per ngjarjet qe kane ndodhur gjate periudhes para se te fillojne problemet. Kjo quhet amnezia retrograde, dhe nje fare rekuperimi eshte i mundur.
Nganjehere ka nje defekt ku informacionet e reja nuk ruhen gjate periudhes qe ndjek ngjarjen, ngjarjen qe shkakton amnezine. Kjo quhet amnezia anterograde, dhe zakonisht eshte e perhershme. Amnezia mund te jete nje maifestim i “fuges” ose fugue. Kjo eshte nje reagim shume i rralle psikologjik ne te cilin personi i prekur merr nje identitet te ri dhe leviz larg nga ambjenti i tij i perditshem. Ne dukje ka amnezi te plote nga jeta e mepershme. Keta persona mund te fillojne nje zanat te ti, dhe, ne fakt, fillojne nje jete krejt te re. Zakonisht jane te qete, jo ofensive, dhe jetojne te terhequr duke evituar terheqjen e vemendjes ndaj tyre.
Fugue – Mendohet se v jen si pergjigje ndaj nje problemi te pa-tolerueshem dhe duket sikur amnezia eshte nje mekanizem mbrojtes qe i lejon personit te ndermarre nje veprim, i cili ne rrethana normale do dukej skandaloz apo i papranueshem. Amnezia eshte teper selektive ne kete rast dhe nuk fshin aftesite apo arsimimin qe ke marre me pare. Nese ka kurim per Fugue-n, ndodh amnezia per periudhen gjate se cilet individi kishte fugue. Dezertoret nga ushtria ose ato qe ikin nga grate-e-familja e tyre, jane shumica qe plotesojne rangjet e “viktimave” te fugue. Eshte aparente se per disa individe, fugue paraqet nje zgjidhje te arsyeshme dhe llogjike, ndaj nje problemi madhor qe u del ne jete.
Dementia – eshte nje sindrome e memorjes ne renie, dhe humbje progesive e aftesise intelektuale, varur kjo nga vazhdimesia e nje semundje degjenerative te trurit. Ky demtim i trurit mund te vije ne disa menyra:
• 50 % e individeve me dementia po vuajne nga “tharja e trurit” (atrofia – rrudhje) qe vjen nga semundja Alzhajmer.
• Rreth 10 % kane hemorragji cerebrale te vogla, te perseritura, duke shkaterruar ne menyre progressive indin e trurit.
• Ne 5 – 10 % te rasteve dementia vjen nga demtimi i shkaktuar nga perdorimi per nje kohe te gjate i alkoholit.
• Nje 7% i rendesishem, nuk jane fare me dementia, por kane probleme psikiatrike si: skizofrenia, depresioni dhe histeria te cilat imitojne dementian por mund ti pergjigjen trajtimit mjeksor.
• Gati 5% e tumoreve ne tru dhe 5% te tjera kane nje forme “uji ne tru” (hidroencefalia)
• Ne 3 % kjo vjen nga intoksikimi i drogerave te ndryshme dhe ne 3 % te tjera shkaku eshte kore-ja e Huntingtonit (Huntington’s chorea) semundje gjenetike qe prek trurin.
Ne shumicen e ngelur te 15 % a dicka, dementia eshte ose me origjine te panjohur ose shkatohet nga nje grup semundjesh te tjera si insuficenca hepatike, anemia pernicioze, sifilisi, semundjet tiroide, skleroza multiple, semundja Creutzfeldt-Jacob, epilepsia ose semundja e Parkinsonit.
Shenjat e para te dementias jane te buta dhe shancet jane qe vetem familja apo njerezit qe rrine shume prane, mund ti vene re ato. Mund te kete nje humbje interesi ne pune, ne aktivitete apo pasione te tjera; personit i terhiqet vemendja shpejt dhe shpesh harron. Diskutime te arsyeshme behen te pamundura. Me vone shihet se, vetem instruksionet me te thjeshta mund te ndiqen. Orientimi ne zonat e njohura behet problematik dhe personi mund ta humbe rrugen dhe prane shtepise se tij. Gjykimi preket, difekti baze eshte ne memorje dhe ne gjuhen e folur. Nuancat e kuptimit kane humbur, varferohet fjalori duke u thjeshtezuar ne minimum. Biseda behet perseritese dhe e merzitshme, plot me klishe dhe fraza stereotipike.
Zemerim i papritur e lote pa arsye jane te zakonshme ne kete faze, dhe personi behet melakolik e depresiv, duke shperthyer pa shkak. Emocionet ndryshojne ne menyre abnormale (labile) me levizje ekstreme nga te qeshura te shpejta ne te qara pa fund. Bien standartet normale te kujdesit dhe higjenes personale. Ka indiference ndaj normave sociale dhe opinionit te te tjereve.
Deteriorimi fizik eshte pasoje konstante dhe gati shihet gjithmone nje humbje e oreksit, dobesim trupor dhe tendence per te marre infeksione ne menyre te shpeshte. Ne fund, personi me dementia rri ne krevat, i pandikuar nga stimujt, me kapsllek ose indiferent ndaj mungeses se rehatise, dhe nuk reagon ndaj dhimbjes. Duket si dicka “e meshirshme nga natyra e gjerave” qe individe ne kete situate jane plotesisht te pavetdijshem ndaj gjendjes vegjetative ne te cilen ndodhen. Pak mjeke e konsiderojne kete si pjese te detyres se tyre qe te mundohen ne menyre ekstreme per ti mbajtur ne jete keta individe, me trajtim intensiv antiobiotikesh.
2.
Kurbatura e Harreses – Ebbinghaus
Kur njerezimi ne te gjitha fushat po arrinte progress e ne nje forme a tjeter “dikush-diku po studionte dicka” asnjeri nuk vuri re se per gati 2000 vite “memorja ishte harruar” Psikologjia doli si nen-dege e Filozofise (jo e mjeksise) dhe ka disa shpjegime per “njohurine e perberesit e saj” nga Immannuel Kant, ndersa Sir Francis Bacon pretendonte: “observimi kazual ndaj nje liste qe e kemi mesuar me pare nuk i hynte ne pune “artit te kujteses”
Ebbinghaus eshte i pari qe ndjeu dualitetin qe kish kujtesa, midis “studimit pershkrues e atij eksperimental” dhe ju vu punes. Megjithese disa e kane kritikuar se “nuk pati shume subjekte” (ne fakt kishte vec veten e tij) dhe paramntrat ndryshonin, ai shkaktoi revolucion ne kete fushe. Ne SHBA, vetem ne vitin 1894 u publikuan 32 studime per kujtesen. Reagimi i kolegeve te kohes ka qene shume pozitiv, psikologu i njohur William James i quajti studimet e tij “heroike, dhe investigimin e vetem e me brilant ne historine e psikologjise” Psikologu Anglez Edward B. Titchener, themeluesi i “Strukturalizmit” thekson:”studimet e Ebbinghaus jane puna me madhore ne fushen e Kujteses qe nga koha e Aristotelit”
Hermann Ebbinghaus (1850-1909) ka qene psikolog Gjerman dhe pioner ne studimin e memorjes. Njihet per “kurbaturen e harreses” dhe zbulimin e “kubatures se mesimit” duke na lene “efektin spacial” Fenomeni sipas te cilit kafshet (e njerezit) mbajne mend me lehtesisht disa objekte / ide qe studiohen te hapura ne nje kohe te gjate, sesa te gjitha se bashku ne menyre te perseritur e per nje kohe te shkurter. (prezantimi masiv) Ne praktike kjo do te thote qe studimi “ne minuten e fundit” psh per nje provim, nuk eshte aq efektiv se sa kur studion ne menyre sistematike gjate vitit. Ai ka qene babai i filozofit prominent neo-Kantian, Julius Ebbinghaus. Psikologjise) 1908 qene suksese te menjehershme, te ri-publikuara ne shume edicione dhe pas vdekjes se tij.
kurbatura e harreses Ebbinghaus
Publikimet e tij jane: Die Grundzuge der Psychologie (Fundamentals of Psychology / Bazat e Psikologjise) ne 1902 dhe Abriss der Psychologie (Outline of Psychology / Konturet e Ndersa Publikimi i tij i I-re Über das Gedächtnis ne 1885 (Per Kujtesen) tronditi bashkekohesit. Ne Anglisht kjo u perthye si “Memory. A Contribution to Experimental Psychology.” Ebbinghaus la vetem 3 publikime e nuk pretendoi te jete i pari ne fushe, te themeloje nje disipline a te kete pasues. Ai kreditohet me Iluzionin Ebbinghaus qe jep korrelacion ne “madhesine relative te perceptimit” Perdoret dhe sot ne studimet per “pathways” te trurit ne fushen e psikologjise konjiktive (cognitive psychology)
Iluzioni Ebbinghaus
Po ashtu, filloi ushtrimet per “mbarimin e fjalive” qe te studiojme aftesite e femijeve te shkollave. Kete ushtrime i huazoi Alfred Binet, qe me pas i inkorporon ne “Shkallen e Inteligjences Binet-Simon” Sot perdoren per te matur kujtesen, si dhe ne psiko-terapi per te motivuar e shtyre pacientet drejt nje jete me te mire. Efekti i tij ndihet ne influencimin e Charlotte Buhler-it dhe Lev Vygotsky-t qe me pas studiuan kuptimin e gjuhes dhe te shoqerise. Ebbighaus futi metodologjine standarte ne Psikologji. Ne publikimin e studimit te pare, ai i pati ndare kerkimet ne 4 seksione: hyrje, metoda, rezultatet, dhe diskutimi. Kjo qartesi ne formatim ishte kaq impresionuese per bashkekohesit saqe e adaptuan te gjithe si “njesine metrike” te fushes, akoma dhe sot te gjitha raportet kerkimore te psikologjise kane standartin qe futi Ebbinghaus.
(Visited 12 times, 1 visits today)