Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujt i takon sundimi dhe pushteti sot?”

Kujt i takon sundimi dhe pushteti sot?”

“Oj dynja!
Ku janë lumenjtë e tu? Kujanë pemët e tua? Ku janë ndërtesat e tua? Ku janë mbretërit dhe bijtë e mbretërve? Ku janë tiranët dhe bijtë e tiranëve? Ku janë ata që kanë ngrënë prej thesareve të Mia dhe të cilët janë kënaqur me begatitë e Mia, ata që i kanë adhuruar të tjerët përveç Meje? Kujt i takon sot pushteti dhe udhëheqja?” Askush nuk do të përgjigjet. Pastaj, Allahu do t’i përgjigjet Vetvetes me Qenien e Tij të Ndershme dhe do të thotë: “Pushteti i takon Allahut Një, i Cili ka sunduar gjithçka.” Kështu do të përfundojë dynjaja dhe të gjitha krijesat, ndërsa do të mbetet vetëm Allahu, Sunduesi i të gjithë sundimtarëve, i Lavdëruari dhe i Lartësuari. Pastaj, Allahu xheleshenuhu do t’i palojë qiejt dhe Token, ngjashëm siç palohet fletorja e shkrimit, pastaj do t’i mbështjellë, pastaj tri here do t’i rrotullojë dhe do të thotë: “Unë jam i Fuqishmi” tri herë, pastaj do të thotë: “Kujt i takon sundimi dhe pushteti sot?” tri herë dhe askush nuk do t’i përgjigjet dhe Ai do t’i përgjigjet Vetvetes: “Allahut i takon sundimi dhe udhëheqja, Një e të Vetëm i Cili sundon gjithçka.”

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top