Domingo, 22/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujdes me fëmijët , o ju prindër !

Kujdes me fëmijët , o ju prindër !

Gjëndjet psikoemocionale me ngarkesë negative, si zemërimi, frika, turpi, faji,vetmija, trishtimi e tjera, ndikojnë në trasformimin biokimik në organizëm. Situata biokimike e vendosur, vazhdon të jetë present në organizëm edhe pasi ka përfunduar shkaku që krijoi situatatën. Pikërisht pasojat e kësaj jetëgjatësie që provokohen nga situatat negative, janë në qëndër të vëmendjes dhe studimeve të shkencëtarëve. Ata kanë arritur në përfundime se përjetimet negative, si zemërimi, frika, vetmija turpi, ndjenja e fajit, trishtimi e tjera, provokojnë situata biokimike, që prishin procesin normal të zhvillimit dhe rritjes, në veçanti të masës trunore. Ata insistojnë se “terrori që përjeton një fëmijë, kur përballet me një prind të dhunshëm apo që e frikson, nuk duhet nënvleftësuar, pasi është një frikë pa rrugëdalje. Është një frikë pa rrugëdalje sepse pikërisht ata, prindërit, që duhet ta mbrojnë e ta duan, e tmerrojnë. Kjo frikë “prish” ekuilibrin e trasmetitorëve ngacmues të trurit si “glutamati” që është nga neurotrasmetitorët më të fuqishëm, i cili luan rrol kryesor në aktivizimin neural, dhe sidomos vepron në sistemin limbik. Sistemi limbik merret me memorjen afatshkurtër, emocionet dhe ndjenjën e vetedijësimit. Ky system me rëndësi të veçantë për njeriun, kërkon përkujdesje që në fillimet e jetës, pra në fëmijërinë e hershme, pasi mund të pengohet lehtësisht zhvillimi i plotë i këtij sistemi dhe pasojat vazhdojnë të çfaqen edhe në mosha madhore.

E huazuar nga L. Gj.

(Visited 793 times, 1 visits today)
Top