Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujdes këto janë dëmet e mëdha shëndetësore që sjell konsumimi i alkoolit!

Kujdes këto janë dëmet e mëdha shëndetësore që sjell konsumimi i alkoolit!

Alkoli është nëna e veseve! Alkoli është konsumuar historikisht por pak prej njerëzve janë të informuar rreth dëmeve kolosale që sjell alkoli!

Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” [Maide 90]

LEXONI DËMET QË SHKAKTON ALKOLI!

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.
Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur.

Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por në këtë mënyrë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli.

Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë.

Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, në shkollë, sociale, aksidente dhe vdekje.

(Visited 56 times, 1 visits today)
Top