Terça-feira, 17/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KUJDES! Gjumi i tepërt është burim i shumë sëmundjeve

KUJDES! Gjumi i tepërt është burim i shumë sëmundjeve

Gjumi është një ndër momentet më të rëndësishmë për pushimin e njeriut. Ekzistojnë dy lloje të gjumit: gjumë i dobishëm dhe ai i dëmshëm. Gjumi i dobishëm ka veti të përtërijë fuqitë dhe aftësitë ndërsa mundi dhe pagjumësa mund të shkaktojnë letargji dhe halucinacione si dhe ndryshime kimike në trup. Në momentet kur njeriu është në gjumë, raporti bazal metabolik dhe temperatura e trupit zbresin dhe ia bëjnë të mundur trupit që të rivendosë ekuilibrin e vet të nevojshëm kimik të përtërijë ndonjë deficit kimik për të rimarrë kontrollin pas zgjimit.

Trupi ka nevojë për pushim. Ekzistojnë dy llojë të pushimit: pushimi i natyshëm dhe i panatyshëm. Pushmi i natyrshëm përfshin deaktivizmin e fuqive të natyshme të njeriut duke përfshirë shqisat dhe kontrollin e lëvizjeve të turpit. Reth kohës që ne jemi zgjuar. Lagështia e trupit dhe avujt shkrihen dhe digjen për shkak të lëvizjeve fizike dhe stërvitjeve. Kur këto fuqi i lenë aktivitetet e veta, lagështia dhe avujt e trupit ngrihen deri në tru, i cili është burim dhe nxitës i çdo lëvizje. Për shkak të saj, individi do të flejë.

Gjumi i panatyshëm shkaktohet zakonisht nga sëmundja ose dobësia. Në rastin konkret lagështia e trupit do të rritet dhe do t’i pengojë aktivitetet normale të trurit dhe do të shkaktojë pikëllim, humbjë të vitalitetit dhe gjumë të zgjatur. Me pak fjale, edhe nëse jemi zgjuar nuk mund ta pengojmë depërtimin e lagështisë dhe të avujve në tru. Gjëndja e lodhjes paraqitet pas ngrënies së ushqimit të tepërt. Në lukth grumbullohet temperatura, dhe kur enzimat digjestivë nuk mundet t’i zbërthejnë polisakaridet në monosakaride të veta konsitutive dhe kur ato hyjne në gjak dhe nëpërmjet tij kalojnë në tru, një depërtim i tillë i sakarozës mund të shkaktojë pengesa në funksuonet e trurit, dhjamosjen, depresionin dhe komën, dhjamosjen mund ta shkaktojë gjithashtu yndyra e rritur e gjakut dhe ajo mund t’i rrisë rreziqet kardiovaskulare.

Gjumi i zgjatur nuk është i natyrshëm. Gjumi është i nevojshëm për të siguruar dy dobi esenciale për trupin: ndërmjet çlirimit të trupit, trupi rimerr fuqi të reja, energji dhe shkallën e natyore fizike të funksioneve normale të cilat në të kundërt do të ishte shumë vështirë për t’i kontrolluar; edhe gjumi e ndihmon çdo organ për t’i sistemuar humbjet e produkeve të veta. Në të vërtetë gjatë gjumit enzimat, lëngjes intestinale, gastrike, të tëmblit dhe të pankreasit rrjedhin më lehtë e sidomos kur truri nuk i kryen më funksionet normale. Nje proces i tillë i natyrshëm është parë nga ulja e temperaturës së trupit dhe zvogelimit të shkallës së metabolizmit bazal. Për këtë shkak është e nevojshme që njeriu të mbulohet me diçka gjatë gjumit.

Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë. Në fakt, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë fle një person.

Një profesor në shkollën e mjekësisë në perëndim ka thënë se është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.

Sipas tij, ka disa probleme që shkakton gjumi i tepërt:
Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Shkakton probleme me peshën
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.
Rrezikoni vdekje të parakohshme
Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.
Probleme me humorin
Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.
Mund të zhvilloni diabet
Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.
Truri mjegullohet

Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top