Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Kufirma – zgjidhje e fuqishme për shumë probleme shëndetësore

Kufirma – zgjidhje e fuqishme për shumë probleme shëndetësore

Symphytum_officinale_1aEmri: ( lat. Symphytum officinale L.) / Kufirma mjekësore  : – kufermë (Krujë), lule vathi i egër (Shkodër), kufilmë

Kufirma është një bimë që rritet pothuajse në të gjitha fushat dhe livadhet. Me shekuj Kufirma ka qenë një nga zgjidhjet më të fuqishme për dhimbje në nyje, shërimin e plagëve dhe ulçerat e stomakut, si dhe shumë situata të tjera shëndetësore.

Kufirma sot është një nga mjetet më efektive natyrore kundër artrit, fryrja e nyjave, dhimbje në gjymtyrë, osteoporozën etj.

Masa e bëra nga kjo barishte mund të përdoret si mbrojtje që janë me të vërtetë të efektshme kundër plagëve të hapura, mavijosjeve dhe gjakderdhjeve, mbrojtjen e plagëve dhe përshpejtimin  e shërimit të saj.

Çaji prej Kufirmës është i shkëlqyer kundër ulçerëve të stomakut, sëmundjeve inflamatore të zorrëve dhe probleme të tjera të tretjes.

Çaj i Kufirmës ka shumë përfitime në trup, por në rajonin tonë ky çaj është përdorur kryesisht për të trajtuar ulcerat e stomakut. Pra, sot ne paraqesim një recetë për çajin e Kufirmës si një trajtim kundër ulçerëve të stomakut.

Përgatitja:
Dy lugë te vogla nga rrënjët e Kufirmës të grimcuara mirë të vendosen në një gotë me ujë të ftohtë. Mbuloni gotën me një kupë dhe të qëndrojë ashtu gjatë gjithë natës. Nesër ditën duhet të ngroht pak lëngu (të mos vloj), pastaj përzieje lengun mire dhe pije gjate gjith dites pak nga pak, kjo përseritet deri sa kemi nëvoj. Përveç që është efektiv kundër ulçerave në stomak ky çaj është i dobishëm edhe kundër dhimbjeve menstruale, vështirësi të tretjes dhe i mushkërive.