Terça-feira, 20/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kryeministri Rama takon policen e mjekuar në Turqi

Kryeministri Rama takon policen e mjekuar në Turqi

Punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, që u plagos në protestën e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë dhe që u mjekua nga mjekët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë, është pritur sot nga kryeministri i vendit, Edi Rama, në zyrën e tij në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rama gjatë bashkëbisedimit, tha se Qeveria e Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen e nevojshme financiare, për punonjësen e policisë që u plagos rëndë në krye të detyrës.

“Nga informacionet që kam marrë unë është bërë implanti dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve optimiste. U kujdes personalisht presidenti Erdoğan. Ata (mjekët) ishin shumë të shqetësuar, por nga ana tjetër patën edhe shtysën nga ne dhe shtysën nga presidenti i tyre”, theksoi kryeministri Rama.

Nuka gjatë takimit me kryeministrin Rama, për rastin e saj tha se “Për mjekët ishte shumë i papritur edhe zhvillimi pas operacionit. Ishte hera e parë që bëhej një gjë e tillë, por në përfundim doli mirë.”

I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Kujtojmë se punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, u plagos më 22 nëntor të këtij viti me kapsollë detonatore gjatë protestës së banorëve të Tiranës që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, të mbajtur para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Pas plagosjes u dërgua për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit pranë Universitetit të Shkencave të Mjekësisë ne Ankara, pasi iu këput gishti gjatë përplasjes së policisë me protestuesit. Ajo u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë.

(Visited 18 times, 1 visits today)
Top