Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht Kroacinë sot në raportin përfundimtar, para se shteti ballkanik të bëhet anëtar i BE-së në korrik. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim Stefan Fule paraqiti sot raportin, ku thuhet gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbikëqyr korrupsionin dhe krimin në vend. Duke shënuar fundin e përpjekjeve të Zagrebit për t’iu […]
Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht Kroacinë sot në raportin përfundimtar, para se shteti ballkanik të bëhet anëtar i BE-së në korrik. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim Stefan Fule paraqiti sot raportin, ku thuhet gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbikëqyr korrupsionin dhe krimin në vend. Duke shënuar fundin e përpjekjeve të Zagrebit për t’iu […]
Kroacia merr miratimin për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht Kroacinë sot në raportin përfundimtar, para se shteti ballkanik të bëhet anëtar i BE-së në korrik. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim Stefan Fule paraqiti sot raportin, ku thuhet gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbikëqyr korrupsionin dhe krimin në vend.
Duke shënuar fundin e përpjekjeve të Zagrebit për t’iu bashkuar pjesës kryesore të Evropës, përpjekje këto që zgjatën gati një dekadë, komisioneri për zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fule tha se Kroacia ka përmbushur objektivat.
Komisioneri Fule tha gjatë një takimi me anëtarë të qeverisë kroate, ku ai paraqiti raportin përfundimtar të monitorimit, se Kroacia kishte përmbushur të gjitha kushtet për t’u bërë anëtare.
“Mund të them se raporti reflekton përpjekjet e mira dhe të besueshme nga ana e Kroacisë për të arritur rezultat në angazhimet e mbetura për marrëveshjen e pranimit. Mund të them se ky raport është pozitiv. Ai hap portën për fazën finale të procesit të ratifikimit. Raporti nuk është qëllim në vetvete. Procesi përfundon me instrumentin e fundit të ratifikimit. Dhe kapitulli i ri fillon më 1 korrik të këtij viti,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.
Zoti Fule shtoi se anëtarësimi i Kroacisë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në rajon.
Ndërkohë që raporti i Komisionit ishte kryesisht pozitiv në lidhje me gatishmërinë e Kroacisë për t’u bërë anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian, vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuar ishte më pak entuziast.
Raporti shprehej se korniza ligjore e Kroacisë për trajtimin e çështjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte e përshtatshme, por disa ndryshime në sistemin juridik nuk ishin zbatuar plotësisht. Kroacia duhej të përdorte dënime më të ashpra për të penguar krimin, thuhet në raport, ku vihet në dukje se kriminelët e dënuar shpesh përballen vetëm dënime me kusht.
Kroacia do të jetë anëtarja e parë e re e BE-së, që kur Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan organizatës në vitin 2007. Vende të tjera në Ballkan që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian janë Serbia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, dhe Kosova.zeriamerikes/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 10, 2018 / By M.I Kuptimi i mësyshit
February 10, 2018 / By M.I 10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
February 10, 2018 / By M.I Një investim i shëndosh sukses për të ardhmen
February 10, 2018 / By M.I Si të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve
February 10, 2018 / By M.I Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj jeshil çdo ditë
February 10, 2018 / By M.I VLERA JUAJ NUK BIE EDHE PËRKUNDËR NËNÇMIMIT
February 10, 2018 / By M.I A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!