Terça-feira, 31/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krimbat e zorrëve, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

Krimbat e zorrëve, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

Çfarë janë krimbat e zorrëve?

Krimbat e zorrëve janë parazitë të bardhë, të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht fëmijët, dhe infektojnë gati gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.djale

Si sëmuresh me krimba?

Fëmijët prekin dhe më pas gëlltisin vezë krimbash pa e kuptuar. Më pas vezët çahen brenda në zorrë dhe vërtiten në pjesën fundore të zorrës së trashë për të lëshuar më shumë vezë.

Krimbat femra lëshojnë vezë të vogla në pjesën e fundit të zorrës së trashë dhe shpesh prodhojnë edhe mukus, i cili shkakton kruajtje. Vezët mund të ngecin tek gishtat ose thonjtë dhe kështu procesi fillon përsëri nga e para. Ose rastësisht mund të prekësh dikë dhe t’i kalosh tek ky person vezët. Kjo ndodh për shkak të një higjiene jo të mirë, nga moslarja e duarve pasi shkoni në tualet, ose kur keni kontakt me objekte që mbajnë vezë të krimbave.

Shpesh herë nuk arrin të kuptohen që janë, por simptoma kryesore është kruajtje në pjesën e poshtme, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prish gjumin. Vezët mund të kalojnë nga ju tek të brendshmet, çarçafët ose peshqirët.

Vezët e krimbave mund të mbijetojnë në sipërfaqe deri në 3 javë. Ekziston edhe mundësia që t’i merrni vezët me frymëmarrje. Ato janë kaq të vogla se mund të merren nga ajri, si për shembull gjatë kohës që jeni duke shkundur peshqirët ose çarçafët. Njerëzit janë të vetmit mbartës të krimbave. Kafshët nuk mund t’i marrin ose kalojnë ato, përveç rastit kur vezët gjenden në pjesën e jashtme të kafshëve.

Si t’i heqësh krimbat?

Nëse një person në familje ka krimba, me shumë gjasa edhe të tjerët kanë krimba. Prandaj është mirë të pastroni të gjithë shtëpinë me kujdes që mos të ketë mundësi të ri-infektoheni. Mund t’i hiqni qafe nëse ndiqni masa strikte të higjienës deri në 6 javë. Mund të merrni trajtime nga doktori ose nga një farmacist. Ilaçet më të përdorura kundër infeksioneve të krimbave janë mebendazole dhe piperazine.

Këto trajtime nuk është e thënë të funksionojnë për të gjithë, prandaj duhet të lexoni me kujdes instruksionet ose të këshilloheni më një mjek. Duhet pasur parasysh se vetëm trajtimi nuk i vret krimbat. Zakone të mira higjienike janë të nevojshme për të ndaluar shpërndarjen e vezëve dhe mundësinë që të infektoheni përsëri.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

(Visited 138 times, 1 visits today)
Top