Sábado, 28/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar nje sistem perfekt në trupin tuaj! Do mahniteni sesi ushqimet kalojne në trupin tuaj

Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar nje sistem perfekt në trupin tuaj! Do mahniteni sesi ushqimet kalojne në trupin tuaj

Frymëmarrja, të ngrënit, të ecurit, etj, janë funksione shumë të natyrshme njerëzore. Çdo ditë që kalon njeriu e ka të nevojshme të ushqehet sepse pa këtë proces ai nuk do të jetonte dot. Nuk janë të shumtë ata njerëz qe e mendojnë rrugën sesi ushqimi kalon në trupin e njeriut. Ti vlla dhe motër a e ke menduar këtë proces të mrekullueshëm?

Për shembull, kur e hani një frut, nuk mendoni se si do të jetë ai i dobishëm për trupin tuaj. E vetmja gjë në mendjen tuaj është të hani një ushqim të shëndoshë; në të njëjtën kohë,
trupi juaj është i përfshirë në procese tejet të detajuara të papërfytyrueshme për ju që ky ushqim të jetë i shëndoshë. Sistemi i tretjes ku këto procese të detajuara ndodhin fillon të
funksionojë posa një pjesë e ushqimit futet në gojë. Duke qenë i përfshirë në sistem që nga fillimi, pështyma e lagë ushqimin dhe ndihmon që të bluhet prej dhëmbëve dhe të rrëshqet poshtë ezofagut/gurmazit. Gurmazi ndihmon që ushqimi të bartet në stomak ku një barazpeshë e përkryer funksionon.

Këtu ushqimi tretet prej acidit hidroklorik të pranishëm
në stomak. Kjo thartirë është aq e fortë sa që është në gjendje të zbërthejë jo vetëm ushqimin por gjithashtu edhe muret e stomakut. Natyrisht, një e metë e tillë nuk është e lejuar në këtë sistem të përkryer. Një tajitje e quajtur mukozë e cila tajitet gjatë tretjes mbulon të gjitha muret e stomakut dhe siguron një mbrojtje të përkryer kundër efektit shkatërrues të acidit hidroklorik. Në këtë mënyrë stomaku ndalohet prej shkatërrimit të vetvetes. Pjesa e mbetur e sistemit të tretjes është planifikuar në të njëjtën
mënyrë. Pjesët e dobishme të ushqimit të zbërthyera prej sistemit të tretjes thithen prej mureve të zorrëve të holla dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut. Sipërfaqja e brendshme e zorrës së hollë mbulohet me zgjatje të vogla të quajtur ‘villus’.

Në majë të qelizave mbi villus janë zgjatjet mikroskopike të quajtur mikrovillus. Këto zgjatje funksionojnë si pompa për të thithur ushqimin. Në këtë mënyrë ushqimi i absorbuar prej këtyre pompave
shpërndahet në tërë organizmin me anë të sistemit qarkullues. Ajo që meriton vëmendjen tonë këtu është se evolucioni nuk mundet assesi të shpjegojë sistemin e shprehur shkurtimisht më heret. Sipas evolucionit organizmat e sotëm kompleks kanë evoluar prej qenieve primitive me akumulimin e shkallëzuar të ndryshimeve të vogla strukturore.
Mirëpo, siç theksohet qartë, sistemi në stomak nuk ka mundur assesi të
formohet hap pas hapi.

Mungesa e madje një faktori do të shkaktonte vdekjen e organizmit.
Kur pranohet ushqimi në stomak, lëngjet e stomakut fitojnë aftësinë të zbërthejnë ushqimin si rezultat i një vargu ndryshimesh kimike. Tani, paramendoni një gjallesë në të ashtuquajturin proces evolutiv në trupin e të cilit një transformim i tillë i planifikuar kimik nuk është i mundshëm. Kjo gjallesë e paaftë të fitojë këtë aftësi nuk do të ishte në gjendje të tret ushqimin që e ka ngrënë dhe do të vdiste prej urisë me një masë të patretur
të ushqimit në stomakun e saj.

Përveç kësaj, gjatë tajitjes së këtij acidi tretës, muret e stomakut duhet në të njëjtën kohë të prodhojnë tajitjen e quajtur mukozë. Përndryshe, acidi në stomak do të shkatërronte stomakun. Prandaj, në mënyrë që jeta të vazhdojë,
stomaku duhet të tajis të dyja lëngjet (acidin dhe mukozën) në të njëjtën kohë. Kjo tregon se jo një evolucion gradual i rastësishëm por një krijim i vetëdijshëm me të gjitha sistemet e tij duhej, në të vërtetë, të ishte në punë. Ajo që gjithë kjo tregon është se organizmi njerëzor i përngjan një fabrike gjigante të përbërë prej shumë makinave të vogla që punojnë së
bashku në harmoni të përkryer. Po sikurse të gjitha fabrikat kanë një projektues, një inxhinier dhe një planifikues, trupi njerëzor ka një Krijues të Madhërishëm.

(Visited 107 times, 1 visits today)
Top