Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Kreu i Vëllazërisë Hajrat al Shater refuzon takimin me delegacionin arab dhe ndërkombëtar

Kreu i Vëllazërisë Hajrat al Shater refuzon takimin me delegacionin arab dhe ndërkombëtar

vellazeria muslimane

Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane Hajrat el Shater ka refuzuar të takohet me delegacionin e ndërmjetësuesve perëndimor dhe arab, të cilët kishin shkuar për ta takuar atë në burgun Tora të Kajros.

“Shater ka refuzuar të takohet me ta, dhe ka refuzuar të flas me këdo që ishte në këtë delegacion,” tha Mohamed al-Beltagi, një udhëheqës i lartë i Vëllazërisë Myslimane.

“Ai u tha atyre (delegacionit) që të shkojnë dhe të bisedojnë me presidentin e ligjshëm Muhamed Mursi.”

Më herët, një burim diplomatik tha se Ambasada e SHBA-ve, Zëvendës Sekretari i Shtetit William Burns, Ministri i Jashtëm i Katarit Khaled bin Mohamed al-Atija dhe Ministri i Jashtëm i Emirateve Sheikh Abdullah bin Zayed al-Nuhayan, pritet të vizitojnë Muhamed Mursin, pas dështimit për tu takuar me Al Shater.

“Shater refuzoi të takohet me delegacionet arabe ose të huaja, dhe tha se ata duhet të takohen me presidentin Muhamed Mursi, sepse ai është i ngarkuar dhe mbanë të drejtën për tu takuar delegacionet e huaja”, kanë thënë burime nga Vëllazëria Myslimane për Anadolu Agency.

Një udhëheqës i lartë nga Vëllazëria e përshkroi kërkesën për të takuar Shater si një kurth për të minuar Mursin.

“Bërns dhe ndërmjetësuesit arab janë këshilluar nga disa politikanë egjiptian për të takuar Al Shater nën pretekstin se ai e jep fjalën e fundit në Vëllazërinë Myslimane,” tha një lider i Vëllazërisë për AA.

“Qëllimi i fshehur i vizitës ishte për të treguar se gjoja se Mursi nuk ka pasur asnjë rol në zgjidhjen e krizës politike në vend, dhe në këtë mënyrë kërkesat ndërkombëtare për lirimin e tij të shuhen,” shtoi ky burim.

“Por al-Shater nuk bie në kurth, prandaj ai insistoi se Mursi është presidenti legjitim dhe i vetmi që mund të negociojë një zgjidhje për krizën e tanishme.”

Kryeqytetin egjiptian është mbushur me aktivitet diplomatik në ditët e fundit, me zyrtarë që vijnë nga katër kontinentet. Shumica e vizitave synojnë bisedime për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

/mesazhi/