Terça-feira, 31/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krahasimi ndërmjet dy rrëfimeve për profetët Musa dhe Jusufi, alejhuma selam

Krahasimi ndërmjet dy rrëfimeve për profetët  Musa dhe Jusufi, alejhuma selam

Nga historitë e bukura kur’anore

Krahasimi ndërmjet dy rrëfimeve për profetët
Musa dhe Jusufi, alejhuma selam.

📌Që të dyve ju fillon historia në Egjipt.
📌Që të dy ishin të humbur.
📌Që të dy janë hudhur: njëri prej tyre në gropë, në një vend të largët, ndërsa tjetri në det.

Zotëria ynë, Jusufi, alejhi selam u hudh në gropë nga “dora e errët”.🖐🏿
Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, por hidheni në fund të ndonjë pusi.” (Jusuf: 10)

Zotëria ynë, Musa, alejhi selam u hodh në det nga “dora e dashurisë”.🤲
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim.” (Kasas: 7)

⚡Hedhja e parë erdhi nga shtytja e njerëzve, e dyta nga inspirimi i Zotit të njerëzve.

Qëndrojmë ndërmjet dy fjalëve:
“E hodhën atë” dhe “hudhe atë”
🌱E para bartë në vete zili dhe urrejtje.
🌹E dyta bartë në vete dashuri dhe mëshirë.

Që të dy jetuan në pallate në Egjipt.🏛
🧕Nëna e Musës, alejhi selam, ishte shumë e pikëlluar për të.
👳‍Gjithashtu edhe babai i Jusufit, Jakubi, alejhuma selam.

Krahasojmë pallatet ku jetuan Musa dhe Jusufi, alejhuma selam

Në pallatin në të cilin jetoi Musa, alejhi selam:
Bashkëshortja e pronarit të pallatit kërkoi që të edukohet Musa, alejhi selam për atë.
Në pallatin në të cilin jetoi Jusufi, alejhi selam
Bashkëshorti kërkoi që të edukohet për të…

Bashkëshortja pronarit të pallatit në të cilin jetoi Musa, alejhi selam, ka qenë mbështetja e sigurt e tij.
Bashkëshortja e pronarit të pallatit në të cilin ka jetuar Jusufi, alejhi selam, ishte burim i keq dhe i shqetësimit të tij.

Për të dy flet Kur’ani pasiqë e kanë arritur moshën e pjekurisë në dy forma të ngjashme.
Mënyra (forma ) e veçantë e Jusufit, alejhi selam tregohet në ajetin:
“Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, Ne i dhamë aftësinë e të gjykuarit dhe dituri.” (Jusuf: 22)

Mënyra (forma) e veçantë e Musës, alejhi selam, tregohet në ajetin:

“Dhe, kur ai arriti moshën madhore dhe pjekurinë e duhur, Ne i dhamë atij mençuri dhe dituri.” (Kasas: 14)

Ajetet e pikëllimit

😢
Për pikëllimin e nënës së Musës, alejhi selam, flet ajeti:
“E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit).” (Kasas: 10)

Për pikëllimin Jakubit, alejhi selam , flet ajeti:
“…nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë.” (Jusuf: 84)

Kontradikta familjare

Vëllëzërit e Jusufit, alejhi selam:
Ata e hudhën vëllanë e tyre dhe e lënduan.
Motra e Musës, alejhi selam:
Ajo e dërgoi dhe e ndihmoi atë.

Kush e kërkoi Musën dhe kush e kërkoi Jusufin, alejhuma selam?

Nëna e Musës, alejhi selam, ishte ajo që kërkoi të hulumtohet për të dhe e dërgoi motrën e tij.
E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”. (Kasas: 11)

👳‍Babai i Jusufit, alejhuma selam, ishte ai që kërkoi të hulumtohet për të dhe i dërgoi vëllezërit e Jusufit, alejhi selam.
“O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij…” (Jusuf: 87)

Si i përshkruan Kur’ani fillimet e daljes nga trishtimi të këtyre profetëve?


Fillimin e daljes nga trishtimi për nënën e Musës, alejhi selam, dhe takimin me të birin e saj e tregon ajeti:
“Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjirit.” (Kasas: 12)

Ndërsa fillimin e daljes nga trishtimi të Jakubit, alejhi selam, për takimin me të birin e tregon ajeti:
“Unë po e ndiej erën e Jusufit…” (Jusuf: 94)

💎
Inspirimi nga Zoti për kthimin në familje të këtyre dy profetëve

Zoti i botëve e inspiroi nënën Musait, alejhi selam, se do t’ia kthej të birin e saj tek ajo.

“Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.” (Kasas: 7)

Zoti i botëve e inspiroi zotëriun tonë, Jakubin, alejhi selam, se Ai do t’ia kthej të birin atij.

“Unë di për Allahun atë që ju nuk e dini.” (Jusuf: 86)

Si u sollën pronarët e pallateve?

Pronarët e pallatit me të cilët jetoi Musa, alejhi selam, kur u rrit ai, e dëbuan dhe e ndoqën
“O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë”. (Kasas: 20)

Pronarët e pallatit me të cilët jetoi Jusufi, alejhi selam, kur u rrit e pranuan dhe qëndruan pranë tij.

Mbreti tha: “Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!” (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: “Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm”. (Jusuf: 54)

Sa të bukura janë historitë e Kur’anit për ata që i njohin ato…

“O Zoti im, më shto dituri.” (Ta Ha: 114)

Përktheu: Qendra Kur’anore – Preshevë

(Visited 188 times, 1 visits today)
Top