Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

KQZ publikon rezultatet preliminare

KQZ publikon rezultatet preliminare

Daka konfirmoi se votimet në pjesën veriore nuk janë anuluar dhe kompetencë për ta bërë këtë ka vetëm KQZ-ja dhe asnjë institucion tjetër

kosova voton

Rreth ores 2:30 pas mesnate kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka informoi se numërimi zyrtar i votave nuk ka përfunduar dhe se shkaku i problemeve të cilat janë shfaqur në pjesën veriore, si dhe për të mos krijuar konfuzion tek popullata shkaku i rezultateve të përaferta mes kandidatëve në disa komuna që do të shkojnë në balotazh, rezultatet e KQZ-së do të publikohen sot në mëngjes.

Daka poashtu konfirmoi se materialet zgjedhore janë demtuar në një vendvotim në pjesën veriore të Mitrovicës dhe atë në shkollën “ Shën Sava”, mirëpo për të dhënë një verdikt përfundimtar prapëseprapë do të priten procesverbalet dhe raportet nga terreni dhe nga institucionet relevante.

Ajo konfirmoi se votimet në pjesën veriore nuk janë anuluar dhe kompetencë për ta bërë këtë ka vetëm KQZ-ja dhe asnjë institucion tjetër. Rezultatet e votimeve gjenden ne linkun e meposhtem:

http://82.114.76.26/NightResults/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

@include "";