Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Nuk është eliksir i jetëgjatësisë, por kërkime të ndryshme kanë treguar se kosi është një aleat shumë i mirë për shëndetin tonë. Në një studim të publikuar në “New England Journal of Medicine”, kosi renditet mes ushqimeve që mund të frenojnë shtimin në peshë të lidhur me moshën. Disa kërkues të “Harvard School of […]
Nuk është eliksir i jetëgjatësisë, por kërkime të ndryshme kanë treguar se kosi është një aleat shumë i mirë për shëndetin tonë. Në një studim të publikuar në “New England Journal of Medicine”, kosi renditet mes ushqimeve që mund të frenojnë shtimin në peshë të lidhur me moshën. Disa kërkues të “Harvard School of […]
Kosi për cdo kohë dhe për cdo moshë

Nuk është eliksir i jetëgjatësisë, por kërkime të ndryshme kanë treguar se kosi është një aleat shumë i mirë për shëndetin tonë. Në një studim të publikuar në “New England Journal of Medicine”, kosi renditet mes ushqimeve që mund të frenojnë shtimin në peshë të lidhur me moshën.
Disa kërkues të “Harvard School of Public Health” në Boston, pasi ekzaminuan të dhënat relative të më shumë se 120 mijë personave, treguan se rritja në peshë mesatarisht 1.5 kg çdo katër vjet, rezulton të ishte inferiore kur rritej konsumi i disa ushqimeve të veçanta, e sidomos kosit. Për një sasi të caktuar të ngrënë çdo ditë në mënyrë të rregullt, rritja në peshë reduktohej me rreth 370 gramë çdo 4 vjet. E njëjta gjë ndodhte edhe për frutat e thata, për ato të freskëtat, për drithërat dhe perimet. Ndodhte krejtësisht e kundërta me patatet e skuqura (shtohej 760 gramë çdo 4 vjet), pijet e ëmbla apo llojet e ndryshme të mishit.
Me pak fjalë, ndryshime të vogla në stilin e jetës, të lidhura mbi të gjitha me ushqimin, mund të ndikojnë në mënyrë thelbësore në rritjen në peshë për periudha afatgjata dhe ka shumë mundësi që për ta frenuar këtë tendencë duhet të përqendrohemi tek ushqimet e shëndetshme dhe të lëmë mënjanë ato që na dëmtojnë.
Në një tjetër studim të publikuar nga “International Journal of Cancer” dhe të bërë tek 45 mijë persona të ndjekur për rreth 12 vjet me radhë, u pa se kush kishte konsumuar më shumë kos (85 gramë në ditë për burrat, 98 për gratë) kishte një rrezik për t’u prekur nga tumori në zorrën e trashë rreth 38 për qind më të ulët se ata që nuk konsumonin.
Por lind pyetja, se përse kosi paska këtë efekt pozitiv mbi shëndetin?
“Një ushqyerje korrekte dhe një stil jetese aktiv kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në shfaqjen e tumorit në zorrën e trashë”, – tregon Salvatore Panico, profesor i mjekësisë së brendshme në Universitetin “Federico II” të Napolit dhe një prej autorëve të studimit. Sipas tij, zakonet e këqija ushqimore dhe mungesa e lëvizjes janë shkaku i 70 për qind të tumoreve të këtij lloji.
Pra, është e rëndësishme të dish se cilat ushqime janë më të preferuara se të tjerët.
“Bakteret që prodhojnë acid laktik, si ato që gjenden tek kosi, janë krejtësisht në gjendje të parandalojnë disa mutacione gjenetike të qelizave të zorrës së trashë. Po shpjegohem më mirë: acidi laktik, duke ndryshuar ph e zorrëve, i bën më pak ofensive substancat që favorizojnë mutacionet, mutacione që mund t’i japin jetë qelizave kancerogjene. Për më tepër, acidi laktik redukton inflamacionin e zorrës, që gjithashtu luan rol në formimin e kancerit”, – vazhdon Panico. “Gjithsesi, është mirë të kujtosh se sistemi i ushqyerjes është kompleks, ndaj duhet mbajtur gjithmonë parasysh ajo që kërkimet amerikane kanë evidentuar.
Gjithashtu, duhet të evitojmë konsumin e pijeve dhe ushqimeve shumë të pasura me sheqer dhe densitet të madhe energjetik, edhe pse mund të kenë si bazë kosin. Gjithashtu, duhet t’i japim hapësira edhe produkteve me origjinë vegjetale, përfshi edhe drithërat dhe ushqimet e thjeshta, si kosi natyral”. Në të vërtetë, është e pamundur të gjesh një tjetër ushqim kaq të pasur me kalcium, fosfor e vitamina dhe kaq të domosdoshëm për shëndetin. Përveçse mik i mirë i shëndetit, kosi është një ndër produktet që këshillohet për pastrimin e trupit, lëkurës, madje edhe flokut. Pavarësisht se sot mund të gjenden me qindra lloje e shije të tij, më i miri mbetet ai i përgatitur vetë në shtëpi, me qumësht të freskët.
Kosi është cilësuar si simbol i ushqyerjes së shëndetshme në shkrimet e shenjta indiane të rreth 8 mijë viteve më parë. Madje, pija tradicionale indiane, “Lassi”, përgatitet me kos, pak ujë, akull, erëza dhe fruta sipas dëshirës. Vitaminat e grupit B që ai përmban mbrojnë mëlçinë dhe zorrët; acidi laktik favorizon absorbimin e kalciumit dhe fosforit; laktobacilet favorizojnë punën e tëmthit, rrisin prodhimin e acidit folik dhe përmirësojnë mikroflorën e zorrëve.
Fjala “jogurt” (kos), ashtu siç njihet në shumë gjuhë të botës, vjen nga turqishtja dhe përdoret për qumështin e fermentuar. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ligjit, kosi duhet të ketë të paktën dy lloje bakteresh; laktobacil bulgarikus dhe streptokokus termofilus, për të fermentuar qumështin./PK/.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen