Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Kopje e vjeter e Kur’anit

Kopje e vjeter e Kur’anit

kurani sherim

Vellezer te nderuar!

Ditet e fundit eshte perhapur ne faqet e internetit nje lajm, se ne universitetin e Birminghamit eshte gjetur nje kopje e vjeter e Kur’anit, pra disa pjese te tij dhe jo i plote. Por nuk na intereson shume a eshte i plote apo i pjesshem, e rendesishmja eshte se ata pasi bene disa analiza zbuluan se kjo kopje kthehet afersisht ne kohen e Profetit Muhamed (alejhi selam). Kjo eshte kopje e vjeter shume dhe ky lajm eshte shume i ”rendesishem”! Ndersa une ketu dua te perkujtoj dicka, te bej dallimin midis kerkimit qe bejne shkencetaret ne perendim dhe atij qe bejne muslimanet.

Tek perendimoret kerkimi bazohet vetem tek vjetersia, pra thone; u gjet dicka dhe kjo kthehet ne shekullin kaq dhe aq, por nuk u intereson dicka me shume se kaq.. Ndersa tek muslimanet, pershembull; nese gjindet nje pjese e Kur’anit famelarte dhe e vertetojne studimet se kjo kopje kthehet ne kohen e Profetit (alejhi selam), ne muslimanet ne kete rast bejme dy pytje te rendesishme, sepse vetem ne kete forme e vertetojme saktesine.

Pyetja e pare; Kush e ka shkrujtur kete kopje?

Ne nuk e marrim fene tone nga nje i paidentifikuar. Mund te jete shkrimtari armik, mundet qe ky shkrimtar ta kete shkruajtur nga mendja e tij dhe dihet qe mendja edhe harron.

Pyetja e dyte; Nga e ka kopjuar kete kopje? Kur’ani nuk shkruhet nga koka por merret nga dikush para teje. Ne e dime qe heren e pare qe eshte shkruajtur Kur’ani, eshte shkruajtur ne prani te Muhamedit (alejhi selam) ne ate kohe. Ne kohen e Ebu Bekrit (Allahu qofte i kenqur prej tij) kur e solli Zejdin (Allahu qofte i kenaqur prej tij), Zejdi i mblodhi pjeset qe ishin shkruar para Muhamedit (alejhi selam) ne nje te vetme. Ne kohen e Uthmanit (Allahu qofte i kenaqur prej tij), Uthmani deshi ta shumonte ate kopje ne disa te tjera. Perseri Zejdi (Allahu qofte i kenaqur prej tij) e mori persiper drejtimin e grupit te punes. Uthmani (Allahu qofte i kenaqur prej tij) i dergoi Hafses (Allahu qofte i kenaqur prej saj) qe t’i sillte kopjen qe ndodhej tek ajo, ne menyre qe ta kopjonin. Pra, Kur’ani kopjohet nga nje kopje e cila ndodhet para dhe nuk shkruhet sipas mendje, per arsye se ne mund te gjejme ne shume vende qe germohen kopje te tilla, kjo nuk eshte se na intereson shume. Ka prej perendimoreve te cilet i shfrytezojne keto raste qe te lekundin besimin e muslimaneve, ne librin tone te shenjte. Ata thone; ”ne kete kopje shtyllat e islamit jane ndryshe nga ato qe kane muslimanet” etj etj! Kjo kopje tek ne nuk ka ndonje vlere. Parimi jone eshte; kush e ka shkruajtur? Nga e ka shkruajtur? Ky eshte vertetimi i saktesise per ne. Kush e ka shkruajtur? Ne menyre qe ta dime kush eshte. Nga e ka shkruajtur? Ne menyre qe ta dime; A e ka shkruajtur nga nje kopje e cila eshte e vertetuar apo nga mendja e tij?

Desha t’ju informoj per kete ceshtje ne menyre qe kur t’ju arrije ndonje lajm i ketij lloji te thoni; Nese kjo kopje perputhet me ate qe kemi, ne i themi miresevjen dhe nese nuk perputhet atehere e vertetuara eshte ajo qe ne kemi.

 

Perktheu: Zejdi Bardhoshi