Sábado, 13/8/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Konsumoni qumësht dhe prodhime të qumështit me përqindje të vogël të yndyrës dhe kripës

Konsumoni qumësht dhe prodhime të qumështit me përqindje të vogël të yndyrës dhe kripës

etika

Konsumoni qumësht dhe prodhime të qumështit me përqindje të vogël të yndyrës dhe kripës

Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore;Rekomandimi nr 4

Përse?
-Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burim i rëndësishëm i proteinave, vitaminave dhe kalciumit i cili luan një rol të madh në zvogëlimin e rrezikut nga osteoporoza.
– Kosi (dhalli) është mjaft i dobishëm për shkak të efekteve pozitive qe ka për organizmin e njeriut.
-Përqindja e madhe e yndyrës në qumësht dhe në prodhimet e qumështit zmadhon mundësitë për rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak si dhe paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të enëve të gjakut.

Këshilla praktike
-Çdo ditë konsumoni nga një gotë kos(dhallë) ose qumësht (200 ml) dhe 50 gr djathë. Për ndryshim mund të pini 2 gota qumësht ose 100 gr djathë.
-Kosumini kos (dhallë) me përqindje të ulët të yndyrës (1,5 %) ose pa yndyrë (0,1-0,5%)
-Rekomandohet të kosumohet djathë dhe gjizë që përmban sasi të vogla të yndyrës dhe kripës.
-Kripën nga djathi i bardhë mund ta nxirrni në atë mënyrë që do e mbani të zhytur në ujë për një kohë të caktuar.

(Visited 404 times, 2 visits today)