Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Konfliktet e prindërve, fatale për trurin e fëmijëve

Konfliktet e prindërve, fatale për trurin e fëmijëve

Një studim amerikan i Universitetit të Oregon ka publikuar në revistën ‘Psychological Science’ një zbulim mbi “ konfliktet familjare dhe sidomos konfliktet midis prindërve që mund të kenë një ndikim negativ në ndjeshmërinë dhe trurin e fëmijëve të vegjël dhe kjo ndodh gjithashtu gjatë gjumit të tyre”.

Pra studiuesit janë interesuar në ndikimin e konflikteve midis nënës dhe babait në emocionet dhe trurin e fëmijeve të vegjël. Për këtë arsye studiuesit kanë analizuar gjumin e fëmijëve të moshës 6 deri në 12 vjeç që zhvillohen në një ambient familjare ç’rregullt. Rezultatet : një herë sapo fëmijet të kenë fjetur, truri i tyre përpunonon shumë emocione konfliktesh, të cilat ndikojnë në zhvillimin e tyre.

Një ndikim tek ndjeshmëria e më të vegjëlve
Nëse e gjejmë lehtësisht që diskutimet e prindërve kanë një efekt negativ tek fëmijët , interesi studimit nxjerr raportin që arrin të vendoset midis intensitetit të debateve dhe ndikimi potencial tek më të vegjlit. Kështu duke nënvizuar që nuk është nevoja që një fëmijë të jetë viktimë e keqtrajtimeve , por që të jetë i qetë në ambientin e tij familjare. Gjithashtu dhe një nivel i moderuar konfliktesh midis prindërve do të ketë një ndikim në emocionet e fëmijëve , duke rezultuar një hiper-ndjeshmëri tek emocionet negative . Gjatë natës fëmija , ripërsërit këto konflikte. Pra gjatë natës, një pjesë e trurit lidhur me stresin dhe emocionet do të jetë shumë aktive dhe fëmija do të perjetojë një “ përmbytje” plot me emocione, kështu që mirëqenia mund të transformohet shumë shpejt në nervozizëm dhe në stres.

Një aktivitet anormal i trurit gjatë gjumit
Për t’i shtyrë më tutje studimet e tyre, studiuesit kanë studiuar reagimet e trurit në terësinë e tij. Rezultati : Truri i fëmijës zhvillohet në një ambient familjare armiqesore, që shfaqe një aktivitet “ anormal”. Përfundimi : Të vegjlit do të menaxhojnë në mënyrën e tyre konfliktin e prindërve të tyre dhe gjatë gjumit ato do të jenë më të ndjeshëm./indeks/

(Visited 48 times, 4 visits today)
Top