Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Konfiskohen barna të dyshuara me prejardhje nga Serbia

Konfiskohen barna të dyshuara me prejardhje nga Serbia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore kanë konfiskuar produkte medicinale të dyshuara me prejardhjes nga Serbia.

barna

Më datën 6.8.2013, Njësiti Rajonal i Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion- Mitrovicë, me përkrahjen e Njësitit Special Operativ, Forenzikës, zyrtarë të Doganës, Administratës Tatimore, si dhe Agjencisë për Produkte Medicinale ka realizuar planin operativ “Farmacia” duke kryer kontroll në katër lokacione në Pejë dhe atë në dy shtëpi banimi me objekte përcjellëse, një barnatore dhe një depo të produkteve medicinale.

Operacioni ka filluar rreth orës 08:00, duke u bazuar në urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake për dyshimet e kryerjes së veprave penale: Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, shmangie nga tatimi dhe kontrabandim i mallrave.

Gjatë kontrollit të kryer janë konfiskuar: disa dokumentacion/fletore/fatura, një shtëpize kompjuteri, llager lista të produkteve dhe barna të kontrabanduara, 13.324 paketime të vogla të llojeve të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.

I gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e tij lënda shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/