Terça-feira, 7/7/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Komunikimi, njëri-tjetri!

Komunikimi, njëri-tjetri!

Komunikimi, njëri-tjetri!

Të dish të komunikosh do të thotë ta kesh çelësin e mirësive të pafundme. Të dish të flasësh do të thotë t’i ndihmosh të tjerët, t’i edukosh me shpirt, me maturi, dhe intelegjencë. Po ashtu do të thotë, t’i shërosh zemrat e plagosura, shpirtërat e vuajtur. Menjëfjalë, të mbjellësh dritën e besimit ne zemrën e tjetrit.

Shënohen disa formate të komunikimit:
direkt, indirekt, verbal, me shkrim, joverbal si: me letra, telefon, radio, internet, TV…

Teksa dëgjoja një leksion mb,i komunikimin përfitova disa dobi dhe në lidhje me komunikimin jo verbal.
Komunikim jo verbal do të thotë: të flasë gjuha e trupit, shprehja e fytyrës, veshja, qëndrimi.

“Një komunikim i mirë përkthehet në një të jetuar cilësore.” (shprehet Mirena Myzeqari, eksperte e komunikimit)
Nga ekspertja në fjalë përfitova edhe diçka tjetër:
“Komunikimi me fjalë zë vetëm 7% të komunikimit, kurse 93% është gjuha e trupit (55%)dhe toni i zërit (38%).
“Duhet mësuar, shumë mirë, gjuhën e trupit.”
“Nuk duhet neglizhuar kurrë pushtetin (fuqinë) e një shtrengimi të ngrohtë duarsh.”

Të kujdesimi për komunikimin tonë, fjala e urtë thotë:
“Njerëzit të presin duke të shikuar në gardarobë, kurse të përcjellin mbi bazë të diturisë.”
Kujdes, mos të kundërshtohen mes veti mesazhi verbal me atë jo verbal.

Ulvi Fejzullahu

 

(Visited 130 times, 1 visits today)
Top