Quarta-feira’, 16/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kompresioni kardiak, pse kurre nuk duhet te ndaloni?

Kompresioni kardiak, pse kurre nuk duhet te ndaloni?

12510243_1681659945396904_8147874260390078775_n.png

Kompresioni Kardiak,
Pse Kurre Nuk Duhet te Ndaloni.
_________________________
Ne Birmingham te Britanise se Madhe, Joe nje djale 2 vjecar mbytet ne rezervuarin e vogel te kopeshtit ne shtepine e tij. Ndersa babai merrte instruksionet nga sherbimet e urgjences, nena vazhdonte CPR pa pushim.

Pasi vjen ambulanca e cojne ne spitalin e qytetit, Heartlands Hospital. Mjeket u thone prinderve se uji i ftohte e ka “ngrire trupin e tij ne kohe” duke i dhene nje shanc shume te vogel per mbijetese.

Ne nje nga rescuscitacionet (sic) – CRP.
me agresive te para ne historikun e mjekesise kemi:

1. Nje nene qe nuk dorezohet, deri sa vjen ambulanca.
2. Paramediket, qe vazhdojne CRP deri sa arrijne ne spital.
3. Stafin e spitalit qe per 7.5 ore (!!!) vazhdojne CPR

… duke arritur te shpetohet jeta e nje femije.

***

Koha normale per nje ri-kthim eshte 2.5 ore, dhe pasi pane nje faree ritmi, mjeket vazhduan. Ky eshte resuscitation (sic) me i gjate ne Britanine e Madhe.

Uji i ftohte ka ulur ritmin metabolik, dhe ndoshta e ka futur femijen ne “gjume letargjik” duke ulur gjithshka tjeter ne trupin e tij. Po ashtu, faktor primar ka qene dhe mosha e djalit, nje femije 2 vjecar duron me shume pa oksigjen sesa nje i rritur.

Rekordi boteror eshte regjistruar ne Kanada. Nje burre ra ne liqenin e ngrire dhe u kthye ne jete me CPR pas 9 h. Te gjitha keto jane per tu ri-kujtuar ate qe e kam sjelle shpesh per ju.
12510243_1681659945396904_8147874260390078775_n.png
_______________________________________
| Kur ndalon CPR?
| ————————
| 1. Kur jeni tejet te lodhur dhe nuk mundeni me.
| 2. Kur personi kthehet ne jete.
| 3. Kur vjen personeli i urgjences.
_______________________________________

Ju nuk duhet te dorezoheni derisa,
pacientin e marrin ne dore profesionistet,
vazhdoni CPR, Non-Stop.

Ju ngeleni shanci i vetem (1:3)
qe personi nen duart tuaja,
te kthehet ne jete.

Kujtese: kemi theksuar disa here, sot ekspertet rekomandojne vetem CRP, nuk ka me nevoje per frymemarrjen goje-me-goje.

Burimi : Doctor Besi Medical Information

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top