Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Komentimi i ëndrrave

Komentimi i ëndrrave

komentimi i enderrave

Komentimi i ëndrrave,ëndrrat jan 3 llojesh:

Ibn Sirin

1.Endrrat djallëzore

Janë ëndrrat e sugjeruara nga djalli me synimin për ta trembur njeriun, për ta shqetësuar shpirtin ose për ta dëshpëruar atë. Si shi kimi në ëndërr i rrëzimit nga një vend i lartë ose i skenave me tur bullira dhe fatkeqësia që ushtrojnë efekt mbi njeriun. Ëndrrat e tilla janë pa bazë. Ai që sheh një ëndërr përgjithësisht të turbullt. Që e kujton përgjysmë ose të përzierë, nuk duhet t’ia tregojë askujt se ka parë dhe duhet të mbështete te Allahu nga provokimi i djallit.

2.Endrrat e para nën një ndikim të jashtëm
Janë pamje të reflektuara në ëndërr në varësi të gjendjes dhe imagjinatës së personit. Si pirja ujë me shumicë nga një person që ka ngrënë gjëra shumë të kripura ose si reflektimi në ëndërr i një çështjeje që ia preokupon shumë mendjen personit. As këto nuk kanë shpjegime dhe janë pa bazë.

3.Endrrat besnike ose të vërteta
Endrrat e tilla kujtohen qartë. Këto janë ose lajme të mira ose tërheqje vëmendjeje për personin nga ana e Zotit. Këto adaptohen në shpirtin e personit që fle me urdhrin dhe lejen e Zotit nëpërmjet engjëjve të cilët i konceptojnë nga Libri i Kujtesës (Levhi Mahfudh).

Endrrat besnike janë shkëndija të reflektuara ngaTabela e Kuj- tesës (Levhi Mahfudh) në të ardhmen. Para se t’i vinte profetësia. Profetit i vazhduan ëndrrat besnike për gjashtë muaj me radhë.

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë:

“Me afrimin e kohës, ëndrra e besimtarit pothuaj nuk del aspak e rreme (realizohet siç e sheh). Ëndrra (besnike) e besimtarit është një nga dyzet e gjashtë pjesët e profetësisë. Ndërkaq, njëgjë që i përket profetësisë nuk është gënjeshtër!” (Transmeton: Buhariu dhe Muslimi)

Endrrat besnike kanë nevojë për interpretimin e personit kom- petent, domethënë, për zgjidhjen e shifrës nga personi kompetent.

Edhe interpretimi i ëndrrës është një dituri e dhënë, një dhunti hyjnore. Pas namazeve, Profeti, s.a.v.s., disa herë dëgjonte dhe interpretonte ëndrrat që i kishin parë sahabet dhe shpjegonte shfaqjet mbi të ardhmen të dukura në këtë formë.

Me të vërtetë, interpretimi i ëndrrave është një shkencë e mbës htetur në disa rregulla. Personat kompetent të kësaj shkence quhen “muabbir” (interpretues). Janë shkruar shumë vepra mbi interpretimin e ëndrrave me qëllim për t’u shërbyer njerëzve në përgjithësi. Nga këto janë bërë të famshme veprat e quajtura “tabirname” të Ibni Sirinit dhe Muhjiddin Arabiut dhe në përgjithësi duke mbajtur këta për bazë ose duke huazuar prej tyre, janë shkruar gjer më sot shumë libra të ndryshëm të këtij karakteri.

Megjithëkëtë, interpretimi i ëndrrës duke u mbështetur vetëm në njohuritë e këtyre lloj librave, është e pajustifikueshme, sepse mbështetja bazë e interpretimit të vërtetë është zbulimi shpirtëror (keshf). Prandaj është e domosdoshme që interpretuesi i ëndrrës të ketë pushtet shpirtëror. Në të kundërtën ndodhë rreziku i interpre­timit të gabuar. Profeti, alejhi selam, ka thëne”…ëndrra vërtetohet sipas interpretuesit të parë. ” (Transmeton Ibni Maxhe)

Ëndrrat nuk duhet treguar jo kompetentëve, Ndërkaq, edhe kompetentët e kësaj shkence kanë thënë: “Interpretimi i parë ka rëndësi, kurse të pastajmit mbeten të pavlerë!”

Siç shpjegohet në traktatin e “Mizanu’n Nufus”, shkenca e interpretimit të ëndrrave është dy lloshe: ‘subjektive’ (enfusi) dhe ‘objektive’ (afaki).

Çdo qenie e shfaqur në ëndërr është si fjala në fjalor. E thënë ndryshe, është gjuhë më vete. Në këtë gjuhë, kuptimi që i atribuohet qenies së parë në ëndërr, mbështetet mbi një lidhje të largët. Nuk është fare pa mbështetje e pa shkak. P.sh., gjarpri është armik. Ky kuptim mbështet në rrëfimin e Hz. Ademit, a.s.. çdo qëndrim dhe lëvizje e parë te gjarpri shpjegohet si qëndrim ose lëvizje e armikut. Por nëse gjarpri duket i sheshtë ose i ngordhur, interpretohet si rrugë (jo si armik).

Nga ana tjetër, në interpretimin e ëndrrës luajnë rol shumë faktorë: ditët, stinët, koha e natës kur është parë ëndrra, etj. Për shembull, ndërsa ëndrra e parë gjatë dimrit vërtetohet vonë, ëndrra e parë afër mëngjesit del shpejt. Ndërkaq, meqë natyrat e njerëzve janë të ndryshme, interpretimi i ëndrrave të dy personave që shohin të njëjtën ëndërr, mund të jetë shumë i ndryshëm nga njëri tjetri. Kurse aftësia për ta kuptuar këtë delikatesë kërkon një kompetencë shpirtërore.

Kështu te Ibni Sirini shkojnë dy vetë dhe i tregojnë se e kanë parë vetën në ëndërr si hatibë duke mbajtur hutbe. Endrrën e njërit, Ibni Sirini e interpreton me kuptimin se ka për të shkuar në haxh, kurse ëndrrën e tjetrit me kuptimin se ka për t’u dënuar me vdekje. Me të vërtetë, pas një kohe, njëri shkoi në haxh, kurse tjetri u dënua me vdekje.

Një ngjarje e ndodhur në kohën e Profetit, alejhi selam është kështu:

Një grua i drejtohet Profetit, alejhi selam, me kërkesën për t’ia inter- pretuar ëndrrën. Ajo i thotë se kishte parë në ëndërr t’i thyhej trau kryesor i shtëpisë dhe t’i binte sipër.

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, e pyet gruan nëse e kishte të shoqin dhe, nëse e kishte, ku i ndodhej. Gruaja i thotë se e kishte në udhëtim dhe se nuk ishte kthyer ende. Atëherë profeti i thotë se burri do t’i kthehej shpejt shëndosh e mirë dhe se ajo do të gëzohej. Dhe ashtu ndodhi!

Shkeputur nga libri”Komentimi i endrrave”
Autor Muhammed Ibn Sirin

Tags: