Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KOMENT I FJALËS SË TAHAVIUT NË LIBRIN E TIJ



KOMENT I FJALËS SË TAHAVIUT NË LIBRIN E TIJ

Imam Tahaviu në librin e Akides së tij (Akideja e Imam Tahaviut) ka thënë: “I duam njerëzit e drejtë dhe besnik, ndërsa i urrejmë njerëzit e padrejtë dhe tradhtarë.”

Shpjegimi:

Kjo është prej përsosmërisë së besimit dhe të adhurimit, sepse adhurimi përfshin plotësimin dhe kulmin e dashurisë, si dhe plotësimin dhe kulmin e nënshtrimit. Dashuria ndaj të Dërguarve të Allahut, të pejgamberëve të Tij dhe robërve të Allahut është prej dashurisë së Allahut. Dashuria që është për  Allahun nuk mund të ndahet me të tjerët, sepse nuk e meritojnë, kështu që të tjerët duhet të duhen për hir të Allahut, por jo krahas Allahut. Sepse i dashuri e do atë që i Dashuri i tij e do, e urren atë çfarë Ai e urren, miqësohet me ata që Ai miqësohet dhe armiqësohet me ata që Ai armiqësohet, pëlqen atë që Ai pëlqen dhe hidhërohet me atë që Ai hidhërohet, urdhëron në atë që Ai ka urdhëruar dhe ndalon nga ajo që Ai e ka ndaluar, pra ai pajtohet me të Dashurin e Tij  në çdo gjendje.

Allahu i Lartësuar i do bamirësit, ata që frikohen, ata që pendohen, ata që pastrohen, andaj edhe ne i duam ata që Allahu i do.

Allahu nuk i do tradhtarët, keqbërësit, mendjemdhenjtë, andaj edhe ne nuk i duam ata, i urrejmë, pra pajtohemi me Të i Pastër pa të meta dhe i Lartëmadhëruar është Ai.





[Fundi i Shpjegimit të “Akides së Tahaviut” nga Ibn Ebi El-Iz El-Hanefij, Allahu e mëshiroftë]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

 

(Visited 11 times, 1 visits today)




Top