Quinta-feira, 22/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kohët e Namazeve

Kohët e Namazeve

dielli

Namazet e obliguara janë pesë gjatë ditës dhe natës. Secili prej tyre ka një kohë të caktuar, të cilën e ka caktuar Sheriati. All-llahu thotë: “Namazi ë besimtarët është obligim me kohë të caktuara.” (Nisa: 103). Argumenti bazë për këto kohë është Hadithi: “Koha e drekës është kur të largohet Dielli nga Zeniti dhe vazhdon deri kur të bëhet hija e njeriut e gjatë sa është ai vetë kur edhe hynë koha e ikindisë, Koha e ikindisë vazhdon deri kur të skuqet dielli (para perëndimit). Koha e akshamit vazhdon deri sa të humbë drita e kuqe e përendimit. Koha e jacisë vazhdon deri në mes të natës dhe koha e sabahut është prej agimit deri në lindjen e diellit.”
(Muslimi nr.612)

(Visited 21 times, 1 visits today)
Top