Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Koha e përshtatshme për mësim

Koha e përshtatshme për mësim

mesim
Ashtu siç çdo punë që kërkon kohën e përshtatshme,ashtu edhe Mësimi kërkon kohën e tij të përshtatshme,pra jo çdo kohë është koha e përshtatshme për mësim,prandaj çdokush për të mësuar duhet të caktoj kohën se kur do të mësoj,por për të caktuar kohën duhet që çdokush së pari ta dijë se kur ai është më i lirë dhe më i koncentruar për mësim, se jo të gjithë kanë momentet e njëjta për mësim,ato dallojnë varësisht nga njeriu dhe koha e punës së tij,prandaj kur njeriu apo studenti të vendos të mësoj ai sëpari duhet të bëj një program apo agjendë ditore se ai çfar angazhimesh ditore ka dhe kur ai është i lirë për të mësuar,që mos të vije koha e tij e mësimit ndesh me ndonjë obligim tjetër të rëndësishëm që do të mund ta largonte vëmendjen e tij nga mësimi,kur ai ti ketë evituar të gjitha këto pengesa ai pastaj duhet të dij se kur mbamendja e tij është më e freskët,sepse për dikënd koha e mëngjesit është koha më e mirë për mësim ndërsa për dikë koha më e mirë për mësim është nata,edhe pse koha për mësim dallon nga njëri tek tjetri ne do ti përmendim 2 kohë më të rëndësishme dhe që është e përshtashme për shumicën e studiuesve:
a) Koha e mengjesit
b) Koha e natës kur të gjithë flenë dhe mbizotron qetësia
Këto dy kohë janë kohët ku edhe vet mënyrat pedagogjike këshillojnë mësimin në këto kohra,gjithashtu pas gjithë këtyre aspekteve përgaditore një faktor shumë i rëndësishëm është edhe disponimi i studiuesit,pra që ai të jetë në gjendje të arrij të kuptoj atë që lexon dhe ta mbaj mend atë, duhet që kur të përgaditet për mësim ta ngrit humorin e tij dhe të jetë i qetë dhe çdo hall apo mërzi të tij të mundohet që ta evitoj sepse truri i njeriut nuk është në gjendje që të regjistroj diçka kur në të njëjtën kohë është i preokupuar me diçka tjetër,pra vijmë tek ajo që jo rastësisht edhe mësimi fillon në fazën e vegjëlisë dhe vazhdon deri kur njeriun fillojnë ta kaplojnë brengat e jetës.pra mund të konkludojmë se për të mësuar duhet që:

a) të caktojmë kohën kur të mësojmë
b) ta dijmë se kur e kemi mbamendjen më të freskët
c) të evitojmë çdo gjë që mund të na humb koncentrimin
d) të shfrytëzojmë kohën e rinisë para pleqërisë.
Pra kto janë disa faktorë që mund të ndikojnë shumë në studimet e studiuesve dhe pjesa tjetër mbetet në vet angazhimin i studiuesit.

Hoxhe Husamedin Abazi

(Visited 55 times, 1 visits today)
Top