Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KMSH dhuron gjak për fëmijët talasemikë

KMSH dhuron gjak për fëmijët talasemikë

KMSH dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Komuniteti Mysliman i Shqiprisë në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ka nisur sot fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë.

Fushata u hap në ambientet e KMSH-së, përmes dhurimit nga vetë kryetari z. Skender Bruçaj dhe stafi i Komunitetit Mysliman.

Kjo fushatë do të do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit.

Komuniteti Mysliman vazhdimisht ndërmerr iniciativa të tilla për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevoja të shpeshta për transfuzion gjaku.

Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.

Nevojat e tyre janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në Shqipëri, ndaj Komuniteti Mysliman fton çdo qytetar apo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij në dhurimin e gjakut në ambientet e Xhamive të Tiranës, si edhe në Xhamitë e rretheve.

(Visited 6 times, 1 visits today)
Top