Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KJO GRUA ËSHTË E MENÇUR

KJO GRUA ËSHTË E MENÇUR

gruaja hava

 

Ndodhi një mosmarrëveshje mes dy bashkëshortëve dhe gruaja u ul duke qarë. Në këto çaste, trokiti në derë familja e saj, kishin ardhur në vizitë të saj. Ia panë sytë e lotuar dhe e pyetën se çfarë ndodhi me të?!

 

U përgjigj: Paramendoni! U ula të ju rikujtoj, e fillova të qaj dhe mu shtua dëshira që t’ju shoh! Lartësimi i takon Allahut që më bashkoi me juve në këto momente!!

 

Burri e dëgjonte gruan e vet se si e arsyeton të qarit e saj para familjes, e u rrit në sytë e tij dhe u gëzua që i ruajti sekretet bashkëshortore!

 

Pasi shkuan familja e saj, i kërkoi falje dhe u pendua.

 

Kjo grua është e mençur!

 

Kjo është dashuri dhe mirëkuptim për ata që dëshirojnë jetë të lumtur!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 68 times, 1 visits today)
Top