Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

KJO ËSHTË SFIDA MË E RËNDË

KJO ËSHTË SFIDA MË E RËNDË

10983290_1585922561677676_3176056982951811054_n

KJO ËSHTË SFIDA MË E RËNDË

 

Kur ndokush nga njerëzit të pyet për gjendjen tënde, ndalesh pak dhe mendon.

 

E rikujton zemrën tënde të përmalluar dhe, nga gjendja jote e dhimbshme, në atë moment tenton të qash!

 

Mirëpo, e ngrit kokën lart dhe i përgjigjesh me gjithë modesti duke i thënë: Elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut).

 

Ai ecën dhe në vete për ty thotë, sa mendjemadh që ishte, si e ngriti kokën kur e pyeta!!

 

Në fakt, ai nuk e di se ti e ngrite kokën tënde, jo nga mendjemadhësia e as kryelartësia, po nga frika që mos të pikojnë pikët e lotëve para tij, e ta zbulon se çfarë ke!!

 

Ky është kulmi i sfidës dhe ballafaqimi më i rëndë!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU