Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kjo është me rëndësi të dihet



Kjo është me rëndësi të dihet

Shkëndijë përkujtuese

  • Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se mësyshi është i vërtetë. Dijetarët shpjegojnë se mësyshi mund të shkaktojë dëme të ndryshme. Në një hadith që sipas disa dijetarëve konsiderohet i saktë, gjejmë se mësyshi njeriun e dërgon në varr ndërsa devenë në tenxhere (sepse dobësohet e dobësohet dhe i zoti i saj kur sheh se do të ngordhë e ther dhe e zien ta hajë). Mësyshi më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm (me lejen e Allahut) është ai që burimin e ka te hasedi (zilia, smira). Ndërsa kur mësyshi vjen prej lakmisë kjo është më lehtë, në këtë rast mjafton të marrë abdes ai që i ka rënë mësysh dhe ai të cilit i ka rënë mësysh e pi dhe lahet me atë ujë, dhe me lejen e Allahut i largohet. Kur hasedxhiu nuk ta jep ujin e abdesit apo nuk dihet se kush është ai, atëherë me lejen e Allahut duke bërë rukje i prekuri nga mësyshi shërohet, sepse Kurani është shërim për këto gjëra. Mirëpo, së pari besimtari duhet të mbështetet në Allahun dhe kur t’i bëjë rukje vetes apo i bën dikush, duhet ta dijë se rukja është vetëm shkak. Kjo është me rëndësi të dihet. Shumë njerëz i mbështeten rukjexhiut apo rukjes. Nuk lejohet për besimtarin që t’i mbështetet shkaqeve. Ai duhet t’i mbështetet Allahut, t’ia dorëzojë çështjet Atij, e pastaj të veprojë shkaqet. E prej shkaqeve për shërimin e mësyshit është leximi i Kuranit, pa dyshim, lutja drejtuar Allahut vazhdimisht, në kohët kur ajo pranohet (si pjesa e fundit e natës, në sexhde, lutja e prindit për fëmijën, agjëruesi gjatë agjërimit etj.). Bërja e lutjeve është një gjë shumë e rëndësishme e që shumë njerëz e neglizhojnë. Kjo është pasojë e mbështetjes te rukjexhitë dhe për vete kurrë nuk lutet. Kjo është prej mendimit të keq që e ka njeriu për Allahun. Besimtari në çdo fatkeqësi e sprovë së pari duhet t’i drejtohet e t’i mbështetet Allahut dhe të kërkojë prej Tij t’ia largojë atë, e pastaj të veprojë shkaqet (këndimi i Kuranit, dhe sipas një mendimi të disa dijetarëve t’i këndohet Kuran ujit, të fryhet në të dhe të pihet).

Hoxhë Lulzim Perçuku.





(Visited 3 times, 1 visits today)